Roli" i tij i parë në skenë ka qenë në moshën 3-vjeçare, kur hipte në podium ndërsa e ëma luante rolin e saj në teatër. Shumë vite më vonë nënë e bir do të ishin pjesë e kastit të aktorit që luanin që luanin në filmin "Shqiptari" edhe pse nuk patën asnjë skenë bashkë. Por jeta ka qenë një serial pa fund, ku Amos dhe Yllka Mujo kanë patur rolet e tyre realë, ai djali që kërkon të dalë si një profesionist i pavarur dhe ajo nëna e mrekullueshme ku i biri ka parë mbi të gjitha miken. Tani koha është për të menduar për karrierën personale, të bëjë filma dhe pse jo edhe të aktrojë, edhe pse Shqipëria bën aq pak filma dhe ka kaq pak shanse. Në fund të fundit ajo që vlen për Amosin është cilësia dhe jo sasia.
Shpesh fëmijët zgjedhin profesionet e prindërve. Mendohet se kjo ndodh ngaqë janë prindërit që në njëfarë mënyre ndikojnë në zgjedhjen e tyre. Si është në rastin tuaj?
Pajtohem me mendimin që është e pashmangshme që prindërit të kenë një lloj ndikimi në formimin profesional të fëmijëve të tyre, qoftë edhe në mënyrë të pavullnetshme. Dhe pikërisht ky është rasti im me nënën time. Yllka nuk është përpjekur kurrë të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë mbi zgjedhjet e mia profesionale. Çdo hap që kam bërë në karrierën time (edhe pse akoma shumë të freskët) e kam bërë si pasojë e zgjedhjes sime. E megjithatë influenca e Yllkës ka qëndruar në një stad subkoshencial. Duke parë Yllkën në skenë, dhe duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me teatrin dhe me rolet e nënës time që në moshë të vogël, më lindi vetvetiu një dëshirë për të qenë pjesë e botës së aktrimit. Ngjitja ime e parë në skenë ka qenë diku në moshën 3 ose 4-vjeçare..
Yllka më kishte lënë në kujdestari të një shoqes së vet e cila ishte e ulur në rradhët e para të karrigeve. Dhe unë duke parë mamane time në skenë, vetvetiu hipa në podium duke thërritur: "mami…".
Të jesh fëmijë artisti tingëllon bukur, por në fakt si është për ju?
Nuk jam shumë i sigurtë se si tingëllon, sepse për mua është një fakt me të cilin jam mësuar të jetoj dhe si rrjedhojë nuk më bën shumë përshtypje. Ajo që shumë njerëz mund të mendojnë është që duke patur këtë "status" mund të jesh shumë i privilegjuar dhe njëkohësisht shumë i paragjykuar. Nga këndvështrimi im mendoj se pikërisht ai "privilegj" është një fakt një lloj "mallkimi", kjo sepse e kam ndjerë veten shumë herë në pozita të paqarta. Me pak fjalë, këto privilegje mund të jenë edhe frenuese sepse nuk të krijojnë një qartësi të menduari.Kam patur për disa kohë dyshimin: A jam me të vërtetë i aftë në atë që bëj, apo këto dyer po më hapen për shkak të faktit që jam djali i Yllka Mujos. Megjithatë ka diçka të pashmangshme në nivel artistik, që njerëzit do të të "gjykojnë"për atë që ti bën dhe jo për atë që të ka bërë kokën ty. Ndaj dhe kjo gjë më ka qetësuar. Të jesh djali i Yllka Mujos do të thotë të jesh djali i një nëne të mrekullueshme nga e cila s'të ka munguar absolutisht asgjë. Dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua.
Vjen një kohë kur bisedat mes prindërve dhe fëmijëve mund të marrin formën e një bashkëbisedimi mes miqsh...Jeni ndier ndonjëherë në kështu teksa bisedoni me nënën tuaj?
E çuditshmja në këtë marrëdhënien prind - fëmijë, midis meje dhe Yllkës është që më ka konsideruar gjithmonë si mik, qofë edhe kur kam qenë fëmijë. Ka qenë mënyra e Yllkës për të krijuar një marrëdhënie tepër të veçantë dhe shumë dinamike, qoftë me mua, qoftë edhe me Elian.
Shfaqjet e Yllkës, besoj i ndiqni të gjitha apo jo?…Preferoni premierën apo provat gjenerale? I bëni kritika për rolet e saj?
Në fakt më kanë shpëtuar disa..(qesh) Por le të themi që pjesën më të madhe të roleve të saj i kam ndjekur. Parapëlqej të shikoj shfaqjen e përfunduar sepse në këtë mënyrë e shijoj pjesën si një vepër të përfunduar dhe jo ne proces punë ku gjërat janë ende në fazë përpunimi. Krititat e mia janë pak a shumë njësoj si të opinonit të përgjithshëm, dmth kritika shumë të mira.
Cili është roli më i realizuar i nënës suaj nga këndvështrimi juaj? Cili ju ka emocionuar më së shumti?
Mendoj që çdo rol ka karakteristikat e veta,dhe si rrjedhojë secili prej tyre është unik.
Mendoni të arrini që t'ia kaloni në karrierë nënës suaj?
Kjo është një përgjigje që vetëm koha mund ta japë.Megjithatë dëshira ime është që unë si Amos të krijoj një identitet artistik timin, të shkëputur nga ai i nënës time, të pavaruar.
Në fakt sot nuk bëhen më aq filma sa dikur dhe shanset mund të konsiderohen më të pakta krahasuar me brezin e Yllka Mujos? Ndiheni në disavantazh?
Eshtë e vërtetë që krahasuar me kohën e komunizmit, sot bëhen shumë më pak filma,1 ose 2 në vit. Dhe nuk diskutohet që është dizavantazh sepse mundësitë janë shumë më të pakta. Ndoshta kjo është edhe një nga arsyet pse i jam futur rrugës së regjisë. Megjithatë ky shqetësim ka prekur edhe regjisorë me përvojë dhe të afirmuar në botën e kinematografisë, ndaj dhe me hapjen e disa shkollave regjie filmi është menduar që ky fakt të ndryshojë. Sido që të jetë, nga këndvështrimi im, kur vjen puna në kinema, është më e rëndësishme cilësia se sa sasia.
Cili rol do të kishit dashur të luanit në skenë apo në kinema së bashku me nënën tuaj?
Në fakt në kinema ka ndodhur. Kemi luajtur bashkë në filmin "Shqiptari" të regjisorit Johannes Nabber. Problemi është që s'kemi patur asnjë skenë bashkë. Sido që të jetë për mua çdo rol do të kishte qenë i përshtatshëm për ta luajtur me nënën time. Megjithatë të ardhmes nuk i dihet, disa ëndrra edhe bëhen realitet.
Ambicja juaj për të ardhmen?
Ambicia ime kryesore është të bëj filma autor dhe të kem mundësi të luaj gjithashtu si aktor. Gjatë kësaj kohe kam punuar si asistent casting me regjisorin Fatmir Koçi për filmin e tij më të fundit i cili pritet të xhirohet pas pak kohësh dhe gjithashtu kam edhe një rol interesant i cili mund të hapë të tjera dyer në të ardhmen. Momentalisht jam duke punuar si aktor në Teatrin Kombëtar për një shfaqje e cila për fokus ka jetën e Ismail Qemalit gjatë periudhës së shpalljes së Shqipërisë si shtet i pavarur. Ky është edhe takimi im i parë me teatrin, ndaj edhe emocionet nuk më mungojnë. Por duke qene se po punoj me një kast shumë të mirë aktorësh profesionistë kam fituar një qetësi e cila po ma bën këtë përvojë edhe më të bukur.
Mes teatrit dhe kinemasë ku ndiheni më mirë?
Teatri është një botë të cilën akoma nuk e kam eksploruar siç duhet. Jam në një proces përpunimi akoma dhe nuk mund të jap një mendim të saktë. Ndërsa kinemaja është një fushë të cilën e njoh më mirë. Momentalisht kinemaja ngelet për mua numri 1, megjithatë ka shumë rrugë përpara. Sido që të jetë, teatri për mua është një art që shkruhet në rërë dhe jetëgjatësia e tij ngelet vetëm në kujtimet tona, ndaj dhe dëshira ime më e madhe dhe fokusi im është aktrimi në film. Përveç faktit që filmin mund ta shohësh sa herë të duash, por edhe për faktin që ,në qoftë se për teatrin skena është fusha e lojës, për filmin bota është fusha e lojës. Por kjo eshte nje bisede qe do ta bejme nje here tjeter.
(Shkrimi u publikua ne suplementin FUNDJAVA te gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com