Vijon dita e dytë e dhurimit vullnetar të gjakut për këtë vit. Këtë radhë protagonist janë punonjësit e Intesa Sanpaolo Bank. Ky grup, me një formim prej 4 vitesh, ka marrë iniciativën për organizimin dhe kontributin e drejtpërdrejtë të dhurimit të gjakut, duke dhënë kështu një shembull konkret të profesionistëve të biznesit e financës në iniciativa të tilla humane, të cilat I japin shpresë jetës së njerëzve dhe në veçanti talasemikëve.

Grupi i dhuruesve vullnetarë të gjakut, të Intesa Sanpaolo Bank Albania, ka arritur në perimetrin e Divizionit Ndërkombëtar të Bankave Filiale të Intesa Sanpaolo Group jashtë Italisë.

Nisma e tyre për të ndërgjegjësuar qytetarët që të kontribuojnë me sa kanë mundësi për të dhuruar gjak është: “Kush Dhuron Gjak, Dhuron Jetë! Gjaku vetëm mund të dhurohet e nuk krijohet në laborator”. 


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)