Si do jetë moti këtë javë? Anira Gjoni për Report Tv: Ikën bora e shiu, vendi nën pushtetin e temperaturave të ulëta

Reshjet e borës dhe shiut priten që të përfundojnë këtë të martë, teksa temperaturat do të ulen deri në -10 në zonat malore thotë për Report Tv Anira Gjoni,specialiste e Institutit të Gjeoshkencave.

Sipas Gjonit për shkak të temperaturave kaq të ulëta akulli dhe ngricat do të jenë prezent në pjesën më të madhe të vendit.

“Të mërkurën temperaturat do të shkojnë në -10. Kjo javë është tipike për stinën e dimrit. Sa i përket ditës së enjte dhe të premtes do të kemi një rritje të temperaturave me 2-4 gradë”, tha Gjoni  duke theksuar se problemtikë do të mbetet era sidomos në zonat bregdetare dhe zonat malore.

Ndërkohë në juglindje do të vijojnë reshjet e dëborës, kurse në jug do të kemi kryesisht reshje të dobëta lokale.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Shefi i NATO-s pret që zgjedhjet në Kosovë të mos ndikojnë në destabilizimin e situatës

Shefi i NATO-s pret që zgjedhjet në Kosovë të mos ndikojnë në destabilizimin e situatës