KAVAJE - Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka kryer ditën e sotme në Kavajë, një aksion për prishjen e objekteve të paligjshme në qendër dhe përgjatë bulevardit të qytetit me qëllim lirimin e hapësirave publike.
Gjithsej u prishen 20 objekte duke iu kthyer hapësirën e përbashkët qytetarëve.
INUK njofton se do të vijojë me prishjen e ndërtimeve pa leje në Golem, duke theksuar se po mban në kontroll të gjithë territorin.
Ndërkaq, INUK dhe porosit qytetarët që të ndërgjegjësohen për të mos shkelur ligjin duke kryer ndërtime pa leje.
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur prej kohësh në qytete të ndryshme të vendit prishjen e objekteve të paligjshme me qëllim lirimin e hapësirave publike.

(Në foto: Inspektorët e INUK gjatë aksionit të sotëm në Kavajë)
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com