Dhjetëra objekte pa leje janë shembur sot në disa rrethe të vendit. Fillimisht aksioni u përqëndrua në territorin e kishës së "Shna Ndout" në Laç.
Nga ky aksion fadromat e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar shembën 15 ndërtime pa leje, ndërsa nuk ka pasur rezistencë nga ana e pronarëve të objekteve, të cilët kishin nisur çmontimin para se të mbërrinin ndërtimorët.
Aksioni është mbështetur edhe nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë, duke i dhënë fund në këtë mënyrë problematikës që ka përplasur prej disa kohësh krerët e kishës me pronarët e objekteve.
VIJON AKSIONI EDHE NË VLORË
Aksioni i shembjeve të ndërtimeve pa leje është shtrirë sërish në qytetin e Vlorës, kësaj here në anën e sipërme të rrugës nacionale, në segmentin Skelë-Uji i Ftohtë.
Qindra objekte të paligjshme që nga shtesat e dyqaneve në katet e para të pallateve të rinj e deri të kioskat, lokalet dhe restorantet, do të shemben për t’i hapur rrugë projektit të “Lungo mares” dhe zgjerimit të rruges në Vlorë.
Disa prej pronarëve të objekteve ilegale po heqin vetë orenditë e lokaleve dhe shteëpive, ndërsa një pjesë e mirë e banorëve, mes tyre edhe minorenë, po shfrytëzojnë hekurishtet e ndërtimeve të shembura për t’i shitiur më pas për skrap.
INUK, SHEMB AKSIONET PA LEJE NË LUSHNJE
Edhe në LushnjË INUK ka nisur aksionin për shembjen e objekteve ilegale. Gjatë ditës së sotme janë shembur 4 objekte që funksionin si magazina për mallrat e tregut, kioska, ndërtesa të papërfunduara, etj.
Aksioni është shtrirë nga rrethrrotullimi i plugut deri tek bulevardi “Shëtitorja e palmave” në Lushnjë, ndërkohë në listën e shembjes së ndërtimeve pa leje janë identifikuar 30 objekte vetëm në këtë zonë.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com