TIRANË - Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka dorëzuar sot, më në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Tiranë, kallëzim penal ndaj dy funksionarëve të Bashkisë Tiranë Florenc Hoxhën dhe Vullnet Topallin.
 
Drejtorin e Policisë Bashkiake Tiranë, Vullnet Topalli, INUK e ka paditur për Tiranë, për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”.
 
Për të njëjtën shkelje INUK ka dorëzuar ka kallëzuar penalisht edhe Florenc Hoxhën, i cili aktualisht mban detyrën e kryeinspektorit të Inpektoriatit Ndërtimor Urbanistik, Bashkia Tiranë.

INUK padi edhe për kryetarin dhe ish-kryetarin e komunës Udenisht
INUK ka paditur në Prokurorinë e Pogradecie për shpërdorim detyre Durim Toska, Kryetari aktual i Komunës Udenisht, dhe Nexhmi Dokollarin, ish-kryetar i kësaj komune.
 

Shpërdoji detyrën, INUK padi ndaj kryetarit të Komunës Prezë

Gjithashtu INUK ka dorëzuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë kallëzime penale për Kryetarin e Komunës Prezë dhe ish-sekretarin e KRRT, komuna Prezë.

Sipas INUK Ahmet Halili, ish-kryetar i KRRT-së  dhe Luan Llubani, ish-sekretar i KRRT-së komuna Prezë akuzohen për vepër penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal.

INUK thekson se këta shtetas në bashkëpunim kanë favorizuar ndërtimin e një objekti në kundërshtim me parashikimet ligjore. 


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)