INUK pret kollonat e pallatit
me gërshërë, rrëzohet kulla 2

INUK pret kollonat e pallatit<br />me gërshërë, rrëzohet kulla 2
VLORE- Forcave të INUK dhe xhenios së ushtrisë i janë dashur katër ditë për të rrëzuar në tokë 8 katet e kompleksit “Jon” që ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Tre eskavatorë, të mbëshetur nga fadroma dhe një eskavator që ishte i paisur me një paisje “Gërshërë”, kanë punuar për gjatë ditës e natës së djeshme, duke sjellë dëmtimin në pjesën më të madhe të objektit që mbeti në këmbë, pas shpëprtimit të rreth 400 kg tritol të vendosur në 1500 vrimat e hapura në kollonat e betonit. Kollonat e padëmtuara nga sasia e tritolit gjatë ditës së djeshme janë këputur, nga një eskavator që ishte i paisur me një “Gërshërë”, e cila arrinte të këpuste në brendësi të objektit kollonat e komleksit “Jon”.

Për gjatë gjithë kësaj kohe në krye të këtij operacioni ka qëndruar kreu i INUK Zyhdi Dajti, i cili ka drejtuar brigadat e punonjësve, lidhur me rrëzimin e kompleksit “Jon”. Ndërkohë që njëherësh, puntorët kanë nisur në pjesën e shembur totalisht të largojnë interenet e pallatit, me qëllim pastrimin dhe rehabilitimin në gjëndjen e mëparshme të zonës. Pritet që pikërisht në truallin ku është ndërtuar pallati në pronësi të Xhuvi Sharxhit dhe Xhafer Isufit, do të ndërtohet shëtitorja e qytetit të Vlorës.

Masat e marra
Para se të kryhej shpërthimi i fuqishëm, të shtunën e kaluar u morrën masa për shmangien e çdo avarie në zonën e “Ujit të Ftohtë”. Nga ana e kompanisë “Cez Shpërdarja” është ndërprerë energjie elektrike, ndërkohë që policia, dy autoambulanca dhe tre zjarfikëse kanë qëndruar në gadishmëri numër 1, për të zgjidhur çdo situatë të pakëndshme, që mund të krijohej pas shpërthimit të lëndës plasëse. Janë larguar ekspertët e xhenios. Rruga “Aleksandër Moisiu” është bllokuar dhe se në një distancë prej 40 metra është shtuar fitili, prej nga është bërë shpërthimi i komanduar. Në një perimetër prej 100 metra largësi nga kompleksi “Jon”, janë urdhëruar të largohen të gjithë banorët, me qëllim shmangien e çdo dëmtimi të jetëve njerëzore.

400 kg tritol
Ka qënë ora 14:00 kur është bërë aktivizimi i sasisë prej 400 kg tritol, të vendosur në mbi 1500 vrimat e hapura. Kompleksi “Jon”, i përbërë nga dy kulla binjake është rrëzuar totalisht në njërën pjesë, ndërkohë kulla tjetër është shembur në tre katet e para ndërsa 5 katet e tjera kanë mbetur të padëmtura. Shpërthimi ka dëmtuar rëndë këtë pjesë, duke e anuar në drejtim të detit. Pas largimit të tymit të krijuar, fadromat dhe eskavatorët e INUK kanë filluar të shembin kollonat një e nga një. Ky proces sipas drejtuesve të operacionit është kryer përgjatë gjithë ditë-natës së këtyre orëve, duke sjellë dhe shembjen totale edhe të kullës së dytë të kompleksit “Jon”.

Sasia e hekurit u jepet privatëve
Sasia e shufrave të hekurit që përfitohet nga prishja e kompleksit “Jon”, do kalojë në favor të firmave private që kanë vënë në shërbim të INUK ekavatorët. Zyrtarë të INUK, deklarojnë nën zë, se pjesën më të madhe të mjeteve të rënda për prishjen e pallatit që ndodhej në pronësi të vjehrrit të Lulzim Bashës, janë marrë me qëra dhe se si kompesim për punën dhe naftën e konsumuar, i është lënë marrja e hekurit që përfitohet nga prishja e pallatit. Bëhet fjalë për disa pronarë që përfitojnë sasinë e konsiderueshme të hekurit, të cilët siç mësohet do kontribojnë me automjetet e tyre edhe për pastrimin e ineterteve të betonit. Burime pranë INUK thanë se një praktikë e tillë do përdoret në të gjitha rastet e shembjes së objekteve në zonën e bregdetit të Vlorës.

 U prish shkolla për ndërtimin e kompleksit “Jon”
Skandali i ndërtimit të pallatit në pronësi të vjehrrit të Lulzim Bashës, morri përmasa akoma dhe më të mëdha kur u mësua se pikërisht në vendin ku ishte ndërtuar pallati, ka qënë një shkollë 8-vjeçare. Kjo tregoi se bëhej fjalë për një pronë që ska qënë asnjëherë pronë private, por përkundrazi sipërfaqja i ka shërbyer shkollës 8-vjeçare të quajtur “Zenel Murra” dhe që është ndërtuar rreth viteve 1980 nga rregjimi i asaj kohe. Sot godina e kësaj shkolle nuk ekziston më, jo për faktin se është gryer nga dallgët e ditit, por ajo është shembur nga fadromat, duke i hapur kështu rrugën e ndërtimit të pallatit. Shkolla “Zenel Murra”, është prishur, duke u transefruar disa metra më larg në afërsi të shkollës tregtare që ndodhet në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

Bojaxhi, bllokoi pallatin në 2010
Ish-kreu i INUK Gjergji Bojaxhi, vendosi pezullimin e punimeve në kompleksin “Jon” dhe më pas urdhëroi gjobitjen e kompanisë “G.B.A Konstruksion”, për këto masa nuk e ndaluan aspak ndërtimin.

Avokatia e Berishës,mbrojti firmën
Erinda Ballanca, që njihet dhe si avokatja e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka mbrojtur juridikisht kompanisë “G.B.A Konstruksion”. Ballanca rezultoi se ishte dhe një ndër banoret e pallatit.

Haxhia, paralajmëron për proces gjyqësor
Avokati i njohur Maks Haxhia, që përfaqëson 13 familjet e kompleksit “Jon”, ka paralajmëruar se ai do ndjekë të gjitha nivlet e gjyqësorit, duke kërkuar dëmshpërblimin për pallatin e prishur.

Shkrimi u publikua sot (17.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Express': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar që turistët nuk duhet të humbasin në 2025

'Express': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar që turistët nuk duhet të humbasin në 2025