TIRANE - Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka vijuar edhe ditën e sotme planin e zbatimit të ndërhyrjeve në Tiranë, për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike.
Gjatë ditës së sotme aksioni i INUK është përqendruar në zonën e Unazës së Re, dhe konkretisht në segmetin nga rreth rrotullimin e Doganave dhe deri tek zona e Pallatit me Shigjeta, ku janë parashikuar të prishen 50 ndërtime pa leje. Megjithatë sipas INUK, 11 prej objekteve pa leje kanë filluar të prishen vetë nga pronarët, ndërsa aksioni i INUK do të përfshijë 39 ndërtime pa leje.
Ndërhyrjet e INUK kanë nisur që në orët e para të mëngjesit dhe pritet të vijojnë përgjatë gjithë ditës. Vetë INUK është shprehur se ndërhyrjet në kryeqytet do të vijojnë deri në çlirimin e plotë të hapësirave publike.
Prej kohësh, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar zhvillon aksione në kryeqytet, duke bërë të mundur prishjen e një sërë ndërtimesh pa leje, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

(Në foto: Aksioni i INUK) Foto të tjera
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO