Inva Mula: Në Vjenë ka 
artistë shqiptarë që s'i njohim

Inva Mula: Në Vjenë ka <br />artistë shqiptarë që s'i njohim<br /><br>
Ambasada Austriake në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar, organizuan një konference të shoqëruar me një ekspozitë kujtimesh. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka deklaruar se Viti Kulturor Shqipëri-Austri do të kurorëzohet me dhjetëra projekte në Tiranë, Shkodër, Durrës e më gjerë.

“Në datën 29 mars starton premiera ose opereta e “Die Fledermaus" (Lakuriqi i natës) nga Shtarus. Do të përfshihet e gjithë trupa e artistëve të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit,” tha Zana Çela, drejtoresha e TKOB.

“Ne kemi disa artistë shqiptarë që janë në repertorin e operës së Vjenës por edhe pjesë e Filarmonisë së Vjenës. Të kesh një djalë nga Korça siç është Edison Pashko, nuk është i njohur shumë nga publiku por është shumë i talentuar, është i veçantë. Siç e shikoni edhe në program unë do të organizoj një festival në Korçë, jam frymëzuar nga artisti Edison Pashku ,” tregoi Inva Mula.

Me këtë rast janë prezantuar disa nga projektet. Pas prezantimit të programit Kulturore është zhvilluar një konferencë shkencore që sjell në kujtesë periudhën e viteve 1916-1918, kur  Austro-Hungaria administroi më tepër se gjysmën e territorit të Shqipërisë.

“Një moment i rëndësishëm është ndikimi i Austro-Hungarisë në kulturë, arsim dhe gjuhën shqipe dhe seanca që do ti parashtrohet arkeologjisë për të nxjerrë në pah aktivitetin dhe monumentet dhe sajteve arkeologjike,” shpjegoi Drejtori i Muzeut Kombëtarë Dorian Koçi.

Kjo histori është sjellë në kujtesë nga drejtori i Muzeut Kombëtar z. Dorian Koçi. Gjatë konferencës Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler ka folur për historinë e marrëdhënieve diplomatik dhe kulture në vite me Shqipërinë.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur