Inva Mula, sukses i plotë në mbrëmjen e muzikës romantike të Bienales së Durrësit

Inva Mula, sukses i plotë në mbrëmjen e muzikës romantike të Bienales së Durrësit

Soprano e mirënjohur Inva Mula shkëlqeu mbrëmjen e kaluar në koncertin, që çeli edicionin e nëntë të Bienales “Netët e Muzikës Klasike” në Durrës.

Në natën kushtuar Muzikës Romantike këngëtarja e shquar kishte zgjedhur një program me vepra nga kompozitorë të njohur si Giacomo Puccini, Alfredo Catalani, Giuseppe Verdi dhe Pietro Mascagni.

E shoqëruar në piano nga Genc Tukiçi si dhe nga Grupi instrumental “Shekulli i XX” Inva Mula fitoi si përherë duartrokitjet e spektatorëve, falë vokalit të mrekullueshëm dhe interpretimit plot nur skenik.

Pas arieve “Addio del Passato” nga opera “Traviata” dhe “Ave Maria” nga “Cavalleria Rusticana” sopranoja Inva Mula u solli spektatorëve pjesën “Parla pu’ piano” nga Nino Rota, ndërsa pas përfundimit të programit iu përgjigj insistimit të tyre me këngën “Non ti scordar di me” nga Ernesto de Curtis.

Sopranoja Inva Mula duke përshëndetur të pranishmit vlerësoi seriozitetin dhe nivelin artistic të Bienales “Netët e muzikës klasike”, duke i uruar kësaj veprimtarie të organizuar nga Florian Vlashi jetë të gjatë e plot suksese.

Mula interpretoi në hapje të edicionit “Muzika dhe Vena, një harmoni e përkryer” menjëherë pas përfundimit të Festivalit MIK që ajo drejton në Korçë, veprimtari ku morri pjesë edhe violinisti durrsak Florian Vlashi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë