Inva Mula zbulon rrënjët e saj
në revistën “Migrant Woman”

Inva Mula zbulon rrënjët e saj<br />në revistën “Migrant Woman”
Një vajzë e vogël, e cila u ngrit në skenë në moshën pesë vjeçare, u rrit në skenë ku bashkë me të dhe ëndrra e saj për t'u bërë një artiste”. Kështu do ta përkufizonte emrin e madh të sopranos me famë botërore revista prestigjioze londineze “Migrant Woman Magazine”, ku i ka kushtuar një rëndësi të veçantë fillimeve dhe sukseseve të saj. Përmes një rrëfimi, hap pas hapi sopranoja shqiptare, Inva Mula ka folur për rrënjët e saj, për prindërit, njeriun që ka në krahë dhe sukseset në karrierë.

Në pyetjen e zakonshmetë kësaj tip interviste që u bëhet femrave të suksesshme por që janë të migruara “Prej nga jeni, cila do të ishte përgjigja juaj”, Inva Mula është përgjigjur se është shqiptare, duke shpjeguar më pas edhe rrënjët e saj, të babait Avniut, e cila ka treguar se është me prejardhje gjakovare, si dhe për nënën e saj Nina që është ruse.

“Historia ime është një histori dashurie, dashuri për artin dhe për të përmbushur ëndrrën time... Nëse ata pyesin se nga unë jam, natyrisht përgjigja ime është: Unë jam shqiptare!”, ka shprehur Inva. Gjithashtu ajo ka treguar dhe për ditën e parë të mbërritjes në Paris, sipas të cilës, nuk njihte askënd dhe nuk fliste frengjisht. “Ishte 13 janari I vitit 1992 kur kam mbërritur në Paris.

Ishte ftohtë, nuk njihja askënd, nuk flisja frëngjisht, nuk kisha shtëpi, nuk kisha para…”, ka thënë mes të tjerash Mula, e cila ka folur edhe për dyzimin e saj të brendshëm, se nëse do të ishte më mirë të kthehej prej nga kishte ardhur, por vendosmëria për të përmbushur ëndrrën e saj ka qenë më e fortë dhe ka bërë që të vazhdojë atje karrierën e saj. Një pjesë e rëndësishme e jetës së saj, veç sukseseve është edhe njeriun që ka në krah, Hetemi, e cila ka rrëfyer për mbështetjen dhe për rolin e tij në botën shpirtërore të Invës. Në këtë intervistë është folur gjërë dhe për karrierën e saj të suksesshme në teatrot më prestigjioze të botës ku ajo është ngjitur.

inva mula

Shkrimi u botua në numrin e sotëm (16 nëntor 2014) të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje