Invalidët pa pension, Totozani:
Qeveria të zhbllokojë fondin

Invalidët pa pension, Totozani:<br />Qeveria të zhbllokojë fondin
TIRANE - Avokati i Popullit i kërkoi sot qeverisë shqiptare të mos pengojë më çeljen e fondit për pagesat e ndihmës ekonomike për personat me aftësi të kufizuar. Në një dalje të posaçme për mediat, përfaqësues të Avokatit të Popullit ka ngritur shqetësimin se nuk është hera e parë kur kësaj kategorie i refuzohet pagesa.

”Institucioni i Avokatit të Popullit, me keqardhje konstaton sërish një problem të përsëritur në lidhje me pagesat e aftësisë së kufizuar. Në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, ka vonesa në lidhje me kryerjen e pagesës mujore të Aftësisë së Kufizuar. Shqetësimet janë konstatuar nga ndihmëskomisionerët tanë në terrën, por na janë përcjellë edhe nga vetë përfaqësuesit e organizmave të këtyre  personave.

Nisur nga kjo situatë, i tërheqim vëmendjen në mënyrë publike Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta si dhe Ministrisë së Financave, të realizojë menjëherë delegimin dhe çeljen e fondeve për këto pagesa. “- tha sot komisioneri i Avokatit të Popullit Arben Shkëmbi.
 
 
Respektimi i të drejatave të personave me aftesi të kufizuar është rekomandimi i 11 i Bashkimit Europian për të marrë statusin e vendit kandidat. Në Shqipëri numërohen rreth 152 mijë persona me aftësi të kufizuar, si të verbër, paraplegjikë dhe tetraplegjikë, shumë prej të cilëve deklarojnë se nuk u respektohen të drejtat e përcaktuara me ligj, sikundër janë pagesat apo mungesa e shërbimeve për një jetë më të mirë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca