TIRANE- Ministria e Arsimit ka vendosur të shtyjë afatet e aplikimit për invalidët, t verbrit, jetimët dhe romët deri në datën 21 tetor. Ndërkohë që pjesë e rëndësishme për fituesit do të jetë edhe intervista e cila do të realizohet brenda mesditës së datës 22 tetor. Po në këtë ditë udhëzimi ka parashikuar edhe shpalljen e listave të fituesve. “Komisioni kryen renditjen e kandidatëve sipas secilës kategori të veçantë, duke specifikuar kandidatet fitues. Lista emërore e kandidateve të çdo kategorie shpallet në faqen web të MAS dhe i përcillet IAL-ve brenda orës 16.00 të datës 22 Tetor 2014, së bashku me një nga kopjet e dokumentacionit të depozituar në MAS nga secili kandidat” thuhet në udhëzim.
/Shqiptarja.com








