INVESTIGIMI 4/ Skandali, Belind Këlliçi filloi punë Drejtor në 2009, por Ministria e Arsimit ia njohu diplomën në 2010! I shkaktoi dëm ekonomik shtetit shqiptar, duke përfituar dhjetra rroga pa diplomë

INVESTIGIMI 4/ Skandali, Belind Këlliçi filloi punë Drejtor në 2009, por Ministria e Arsimit ia njohu diplomën në 2010! I shkaktoi dëm ekonomik shtetit shqiptar, duke përfituar dhjetra rroga pa diplomë

CV zyrtare që Kelliçi ka depozituar me formularin e dekriminalizimit

Genjeshtrat mbi diplomën e shkollës së mesme, duke manipuluar fillimisht universitetin amerikan “Coppin University” dhe më pas duke mashtruar edhe institucionet shqiptare, që i kanë bërë njohjen e diplomës Bachelor si po ishte Master shkencore, ngre pikëpyetje të shumta edhe mbi punësimin e Belind Këlliçit në Shqipëri pas kthimit nga SHBA.

Duke iu referuar CV-së zyrtare të tij, të publikuar nga vetë Këlliçi, menjëherë pas kthimit nga Amerika, kandidati i dyshes Berisha-Meta deklaron se ka filluar punë si drejtor në Agjencinë Kombëtare të Turizmit (2009-2011), kohë që përkon me drejtimin e qeverisë nga Sali Berisha. (shih faksimile).

CV zyrtare që Kelliçi ka depozituar me formularin e dekriminalizimit

Por, për t’u punësuar në këtë pozicion në 2009, Këlliçi e ka pasur detyrim ligjor që të depozitonte edhe diplomën e njehsuar të shkollës së lartë të marrë në SHBA. Gjë të cilën nuk e ka bërë sepse një dokument i Ministrisë së Arsimit, që publikuam disa ditë më parë, vërtetoi se njehsimi i diplomës së tij është bërë vetëm në vitin 2010, pra gati një vit e gjysmë pasi Belind Këlliçi kishte filluar punë në shtet. (shih faksimile)

Njësimi i diplomës në 2010

Pas skandalit për mungesën e diplomës së shkollës së mesme, ky është një tjetër skandal i rëndë dhe me pasoja për Këlliçin, pasi ngre pikëpyetje të shumta se mbi çfarë kriteresh Belind Këlliçi është pranuar në punë nga një institucion shqiptar pa pasur diplomë të njehsuar sipas ligjit shqiptar, dhe aq më tepër në një pozicion drejtues, si Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Turizmit.

Kjo është një shkelje ligjore sepse Këlliçi ka përfituar padrejtësisht rrogën si Drejtor, për një vit e gjysmë, pa pasur diplomën përkatëse që duhet për një pozicion të tillë, duke i bërë dëm ekonomik shtetit shqiptar. Pas publikimit të këtij fakti të rëndë, Këlliçi është i detyruar që të kthejë paratë që ka përfituar si rrogë nga shteti shqiptar si drejtor, gjatë periudhës kur ai ka punuar në administratë pa pasur diplomë të njehsuar. Përveçse ka mashtruar sërish, paratë që ka përfituar në këtë periudhë janë në kundërshtim me ligjin, pasi Këlliçi nuk mund ta ushtronte detyrën e drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, pa diplomën përkatëse.

Nga ana tjetër, punësimi i tij si Drejtor menjëherë pas kthimit nga SHBA dhe pa asnjë eksperiencë tjetër pune, as në administratë dhe askund tjetër, ngre dyshime shumë të forta se drejtuesit e Ministrisë së Turizmit e kanë bërë njërin sy qorr, duke e punësuar Këlliçin pa diplomë të njehsuar sipas ligjit. Një praktikë nepotike, e cila ka qenë shumë e përhapur në kohën kur qeveria drejtohej nga Sali Berisha.

Mirëpo, të gjitha punësimet e tij nga 2009 e këtej duket se kanë qenë të planifikuara dhe pa ndonjë meritë konkrete, por thjesht disa emërime nepotike të diktuara “nga lart”. Njësoj ka ndodhur më pas edhe në Bashkinë e Tiranës, kur drejtohej nga Lulzim Basha në vitet 2011-2015, ku Këlliçi është emëruar në rolin e drejtorit të Rinisë.

Po të shohësh historikun e tij, eksperienca në punë e Këlliçit është vetëm si i emëruar nëpër pozicione komode të administratës shtetërore dhe asgjë tjetër. E njëjta gjë ka ndodhur edhe tani, kur çifti Meta-Berisha e morën dhe e kandiduan për Bashkinë e Tiranës, pa ndonjë meritë reale. Diçka që të kujton Lulzim Bashën e vitit 2011, ku po i njëjti çift e katapultuan në bashki.

Skandali me njehsimin e diplomës

Edhe njehsimi i diplomës së Këlliçit pa kryer më parë të plotë shkollën e mesme në vitin 2010, gjatë qeverisjes së Berishës, është një shkelje flagrante dhe e rëndë e ligjit, pasi njësimi i diplomës është bërë në premisa të rreme. Ndërkohë, Ministria e Arsimit, siç tregohet nga shkresa e kthimit të përgjigjes nëse Këlliçi e kishte kryer Maturën Shtetërore të vitit 2006, ka qenë në dijeni të faktit se ai nuk e kishte përfunduar shkollën e mesme.

Po ashtu, edhe Belind Këlliçi e ka ditur se për të kryer me sukses njësimin e diplomës sipas ligjit shqiptar, duhet detyrimisht të kishte përfunduar shkollën e mesme. Kjo provon qartë që ai ka gënjyer me dijeni të plotë se ka shkelur ligjin dhe etikën. Pas këtyre fakteve të reja, njësimi i diplomës së shkollës së lartë të Këlliçit pa pasur më parë atë të shkollës së mesme, ngre pikëpyetje të shumta mbi kriteret e punësimit të Belind Këlliçit edhe në administratën shtetërore.

Këtu janë investigimet e kryera nga Shqiptarja.com

INVESTIGIMI 1
INVESTIGIMI 2
INVESTIGIMI 3

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meri: 29/04/2023 20:56

    Duhet të hidhet në gjyq,për tē kthyer parat.kush è ka për detyrë duhet ta bëj menjiherë.

    Përgjigju
    • Kuriozitet: 30/04/2023 17:31

      Si ka mundesi ne Shqiperi kurajon dhe ambicjen per politike e kane vetem te pashkollet, mashtruesit dhe kriminelat? Si shpjegohet qe synojne aq lart, jo pozicione te rendomta por poste qr kane peshe. Ky tipi do te behet kryetar, ka qene dje drejyor duke qene i veyedijshem per mashtrimin dhe del e sjet ndershmeri. O zot cfare llumi!

  • Marvin: 29/04/2023 20:51

    Shume gabim

    Përgjigju
  • Eli: 29/04/2023 18:08

    Turp për Opoziten ????

    Përgjigju
  • Albert: 29/04/2023 17:05

    Eshte turp edhe fakti qe Belo kantidon per postin e kryebashkiakut

    Përgjigju
  • Aleks: 29/04/2023 17:03

    Turp per opoziten qe kemi!

    Përgjigju
  • Bashkim: 29/04/2023 17:01

    Gishtat e mezit vetem nje njeri i paarsimuar dhe i paedukar i ngre, turp ata qe e votojne

    Përgjigju
  • Ermira: 29/04/2023 16:42

    O Bello krriçi ti me atë shkollen tate u bëre surrat patate mos u merr me politik

    Përgjigju
  • Ermira: 29/04/2023 16:36

    Po çtë duhet shkolla ty aman ti pa shkolle je i smurë or bello

    Përgjigju
  • Joni: 29/04/2023 16:36

    Po beloja duhet te shkatrrohet i gjithi komplet

    Përgjigju
  • Sokol: 29/04/2023 16:33

    Turp

    Përgjigju
  • Sokol: 29/04/2023 16:31

    Nuk mbarojne skandalef

    Përgjigju
  • Gerta: 29/04/2023 16:23

    Kur individi lind nga llumi nuk ka si te shkoje ndryshe, vecse drejt llumit te con.... Dhe jane keta Kërriça qe gjejne lloj lloj menyrash per te dale lart por genjeshtra I ka kembet e shkyrtra qe jo vetem zhytet por mbytet ne llum ????

    Përgjigju
  • Armond: 29/04/2023 16:15

    As vule, as parti, dhe as shkolle more Belo! Dhe flet per projekte transparente. Bej transparence me veten nje her.

    Përgjigju
  • Dea: 29/04/2023 16:13

    Po normal se Po ta kishte shkollimin ne rregull, nuk do dilte me gishta perpjet

    Përgjigju
  • Armand: 29/04/2023 16:08

    Nuk paskan fund bemat e Belos,ska faj qe kurdiset nga te tjeret se eshte paguar per ate pune

    Përgjigju
  • Olsj: 29/04/2023 16:01

    Ky eshtw njeriu me i mbaruar qe kam pare ne gjithe jeten time

    Përgjigju
  • Jetnor Lama: 29/04/2023 16:00

    Turp, gjithë këto mashtrime!

    Përgjigju
  • Rildi: 29/04/2023 15:59

    Turp belo

    Përgjigju
  • Vini..: 29/04/2023 15:55

    E turpshme një mashtrues i tillë e pa formim të garojë për Kryetar Bashkie. Vaji hallin të ketë gjë në dorë ky që se paska për gjë rremënn dhe mashtrimin.

    Përgjigju
  • Emanuela: 29/04/2023 15:55

    Skandale dhe mashtrime te panumerta. Kur genjen per arsimin e tij, po per ato qe do beje per Tiranen? C'mund te presesh nga njerez te tille?! Vetem paaftesi, prapambetje dhe padrejtesi!

    Përgjigju
  • Kosta: 29/04/2023 15:54

    Si nuk ka pike turpi ky njeri qe kerkon Bashkin e Tiranes?! Me te vertete perfaqeson denjesisht fytyren e erret te Saliut!

    Përgjigju
  • Ediq: 29/04/2023 15:53

    Dhe ky gjoja tha para ca ditesh qe tashme eshte politikan i regjur

    Përgjigju
  • Gazmen Neziri: 29/04/2023 15:48

    Duhet te mbarosh shkollen iher o Belo.

    Përgjigju
  • Albiola: 29/04/2023 15:38

    Partia e memeve e skandaleve jane keta, hall me vete, ec e lere Shqiperine ne dore te tyre, larg qoft.

    Përgjigju
  • Albana: 29/04/2023 15:34

    Skandaket dhe mashrimet e rralles ! Do te behet kryetar turp.

    Përgjigju
  • BUJAR: 29/04/2023 15:32

    Turp, por cmund te presesh nga partia e vukes dhe e rublave .

    Përgjigju
  • Bledar: 29/04/2023 15:24

    Nje turp i madh. MASHTRUES, dhe per gjene me kryesore

    Përgjigju
  • Ermir: 29/04/2023 15:18

    Keshtu eshte e gjithe PD asnje nuk ka shkolle dhe ky eshte nje skandal i vertet sepse me ate diplom fallco del e marshtron gjithe boten se ka mbaruar shkolle

    Përgjigju
  • Islam: 29/04/2023 15:15

    Po mire mo , tere keta , e tere keto , nuk gjeten nje me shkolle , te pakten mos kishin dhe keto telashet e defteses por te mbanin ato te gishtave , ate te autobuzave , po tani si do dalin ne mexhelis apo ...turpin me luge ..????????????

    Përgjigju
  • Jona: 29/04/2023 15:15

    I paedukate , Mashtrues. Edhe pretendon te behet kryetar Bashkie ?

    Përgjigju
  • Erblin: 29/04/2023 15:14

    Turp i madh ????‍♂️????‍♂️

    Përgjigju
  • Danni: 29/04/2023 15:11

    Drejtësia nuk duhet të mbylli sytë përpara këtyre skandaleve.

    Përgjigju
  • Meri: 29/04/2023 15:10

    Dhe nuk kane fund skandalet dhe mashtrimet e ketij analfabeti , turp !!!

    Përgjigju
  • Arlind: 29/04/2023 15:10

    Skandale te njepasnjeshme,genjeshtra dhe mashtrrime dhe ne fushate ????????

    Përgjigju
  • Rea: 29/04/2023 15:09

    Turp i madh qe nje person si ky i pa shkolle,e mashtrues qe do te behet Kryetar Bashkie.

    Përgjigju
  • K.79: 29/04/2023 15:09

    Nje turp per Tiranen qe nje njeri me nivel te tille te kerkoje te na perfaqesoje

    Përgjigju
  • Admir sulaj: 29/04/2023 15:09

    Ky dhe Ajnshtajni i klaset pa vajt fare ne shkolle!????????????????

    Përgjigju
  • Eldisela: 29/04/2023 15:06

    Dhe sa te tjera do dalin????per kete njeri skane fund skandalet

    Përgjigju
  • Kelly: 29/04/2023 15:06

    Nuk po mbarojnë mashtrimet e këtij njeriu që pretendon të bëhet Kryetar Bashkie?! Drejtësia duhet të veprojë..

    Përgjigju
  • Besar: 29/04/2023 15:06

    Po ky I pa shkolli qeka dhe I babezitur

    Përgjigju
  • Ina: 29/04/2023 15:06

    Turp, mashtrues!!

    Përgjigju
  • Erion: 29/04/2023 15:05

    Shum turp per bellon

    Përgjigju
  • Nada: 29/04/2023 15:04

    Skandaloze

    Përgjigju
  • Marsilda Karafili: 29/04/2023 15:02

    T’i japesh voten ketij njeriu eshte njesoj si t’i varesh ujkit melçit ne qafe’ ????????‍♀️????????‍♀️????????‍♀️.

    Përgjigju
  • Olsi: 29/04/2023 15:01

    Nuk kan fund skandalet me kte mashtrues.

    Përgjigju
  • e drejta: 29/04/2023 13:46

    KRRIC PINOCCHIO

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen