Investigimi i Report Tv/ Në Shqipëri shitblerja e punimit të diplomës është ‘trend’, blihet online deri në 40 mijë lekë! Pedagogu: 95% e punimeve ‘vjedhje’ (Si funksionon)

Shitblerja e punimeve të diplomës me atë të së cilës studentët përmbyllin ciklin e studimeve bachelor apo master ka qenë një problem i kahershëm, por duket se kohët e fundit është kthyer në fenomen masiv.

Nga diplomat falso “Alla Kristali” ,universitet i cili mori emër në vitin 2010 për dhënien e një diplome  me nota të shkëlqyera djalit të një politikani italian, ndërkohë që ky i fundit nuk kishte qenë asnjë  ditë të vetme në Shqipëri ,tanimë duket se kemi kaluar në fabrika online ku shiten dhe blihen tema diplome.

Nga një kërkim që Report Tv bëri në rrjetet sociale konkretisht në Instagram rezultojnë se ekzistojnë një mori faqesh online që ofrojnë këtë shërbim kundrejt pagesës

Ne kemi marr në telefon një nga këta ofrues të këtij shërbimi, natyrisht duke fshehur identitetin tonë, dhe duke kërkuar  një punim diplome për  bachelor.

“BISEDA TELEFONIKE E ZBARDHUR***

Gazetarja: Alo, përshëndetje! Si je? Unë jam Sara, vajza që keni komunikuar dhe në Instagram. Isha e interesuar për temën e diplomës, nuk e di  më mban mend?

Adm i faqes: Ëhë , po po kemi folur. Dëgjo, siç iu thashë jemi shumë të zënë.

Gazetarja: Jeni full me punë?

Adm i faqes: Janë shumë, janë shumë, po po. Kur iu duhet? Në korrik ëëë?

Gazetarja: Po, në korrik.

Adm i faqes: Kemi në dorë në fakt dhe nuk dua ta marr përsipër dhe pastaj ta lë, më kupton?

Gazetarja: Jeni të ngarkuar. Po, t’iu pyes pak për çmimin, sa më kushton i gjithë punimi?

Adm i faqes: Shiko, në përgjithësi, ju jeni bachelor apo jo, 35 faqe?

Gazetarja: Po, bachelor.

Adm i faqes: Në përgjithësi diplomat e Bachelorit shkojnë te 350 -400 , varet  nga metodologjia e përdorur.

Gazetarja: Ëhë deri në 400 mijë lekë të vjetra?

Adm i faqes: Popo, për cilësinë pastaj, të paktën flas tek ne, punohet çdo diplomë punohet nga stafi. Janë persona të fushës, kështu që për cilësinë s’ka diskutim.

Gazetarja: Për pjesën e plagjiaturës dmth të rri pa merak.

Adm i faqes: Jojo, fare ,fare, fare. Nëqoftëse jeni për shtator okay, por tani..

Gazetarja: Domethënë për sezonin e korrikut  nuk bëhet gjë, vetëm nëse unë e lë për në Shtator , për në vjeshtë?

Adm i faqes: Po

Gazetarja: E kuptoj, po për sa kohë e bëni punimin?

Adm i faqes: Po mirë është të  na shkruash nga Gushti, sepse ka shumë.

***

Kjo çështje duket se është kthyer në biznes. Faqe të tjera për të njëjtën temë diplome ofrojnë çmime të ndryshme.

Diploma kushton 250 euro. Punohet nga një staf profesionist për çdo fushë. Nëse e marrim përsipër mbajmë përgjegjësi deri në fund për ndryshime nga pedagogu dhe pa plagjiaturë.

Grupi i punës mund ta punoj këtë temë. Kushton 15 euro dhe zgjat 4 javë mesatarisht. Punimi është origjinal i yti, sistem antiplagjiaturë.

Ajo çfarë është e çuditshme është fakti që fenomeni është i njohur tashmë dhe për pedagogët të cilët pranojnë që jo më shumë se 5% e punimeve të studentëve janë origjinale, pra pjesa tjetër 95% i kanë paraqesin tema diplome të blera.

“Temat e diplomës kryesisht në një masë shumë të vogël mund të them 2-5 % janë origjinale dhe kam patur një rast të freskët. Po prezantonte diplomën ajo zonjusha e shikoj të parën, të dytën, të tretën dhe i them ndalo pak. Do të bëjmë një marrëveshje. Kjo kishte marr një prezantim që kisha bërë unë në një konferencë ndërkombëtare për inovacionin. I them që do të kaloj me një kusht , sa lekë ke paguar për diplomën? Më thotë në sy të sallës 80 mijë lekë. I them ik merri 40 mijë lekë atij zotërisë që të ka bërë diplomën dhe më jep mua 40 mijë lekë se ajo është puna ime. “ – tha Rezart Prifti Pedagog Ekonomie në UT.

Edhe pedagogu Erion Muça tregon eksperiencën e tij me studentët  me punime të blera.

“Shitblerja e dijes vitet e fundit në Shqipëri, jo vetëm është një fenomen që është përhapur në masë, por ka kaluar çdo kufij apo limit të komercializimit absurd të arsimimit dhe formimit të një individi.” –tha Erion Muca, pedagog

Por ja si e dallon një pedagog një punim të blerë.

“E dalloj nga eksperienca. Ka kaluar një dekadë tashmë, dhe çdo pedagog që është i provuar e sprovuar e dallon që në fjalën e parë apo nëse ti i bën një pyetje dhe ai diskontohet direkt, por ligjërisht unë nuk e dalloj dot. Nëqoftëse kap një student dhe i them që diploma jote është e blerë, unë mund t’ia them, por skam çfarë të bëj.”- tha Prifti.

“Një punim i blerë me para është lehtësisht i identifikueshëm dhe i dallueshëm për një pedagog. Së pari mes krahasimit të kapacitetit dhe ecurisë së një studenti përgjatë gjithë vitit akademik, në përfshirjen dhe aktivizimin në orën e mësimit, në përgatitjen dhe mënyrën sesi shprehet nëse i bëjmë një pyetje, në nivelin e tij të përgjithshëm dhe komunikimin e tij me pedagogun apo kolegët e tyre për të parë rezultatet, ecurinë e një studenti dhe ballafaqimin me punimin që ai paraqet.”- Muça.

Diplomat e blera thonë pedagogët prodhojnë vetëm analfabetë funksional të pajisur me një dokument studimi dhe që vijnë vërdallë, por kurrsesi nuk prodhojnë me ekspert tregu apo intelektual.

Pavarësisht faktit që pedagogët e dinë që materiali është blerë, pra nuk është prodhimi origjinal nga vetë studentët, ata e pranojnë dhe në fund e firmosin.

“Pa fund raste, sidomos në fillimet e karrierës time, shihej një rigorozitet i frikshëm, pastaj kur pashë që ti fillon të bësh një lloj paqeje intelektuale ose paqe ndërgjegjësore me veten dhe kur shikon që ti i kthen 10 veta mbrapsht, po shikon që ai tjetri i ,kthen në sistem 30 të tjerë dhe ti thua që unë këtë sapo e penalizova dhe më ra principi sepse nga ana tjetër kaluan 30 të tjerë. Pra unë nuk po e shpëtoj sistemin , por po u bëj keq 10 personave që sipas këtij sistemi janë në rregull.”- tha Rezart Prifti pedagog në UT

“Ne jemi përballë një lufte, përballë analfabetizmit funksional, luftë e cila fitohet vetëm përmes stimulimit apo ngacmimit të rinjve dhe studentëve për t’u futur më thellë sesa sipërfaqja.”- tha Erion Muca, pedagog, ekspert punësimi.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donald Trapi: 16/06/2022 13:59

    Me falni po nese Ministrja e Arsimit e ka punimin e vet te Doktoratures 98% Plagjature. Ca dreqin prisni nga te tjeret.

    Përgjigju
  • gimi: 16/06/2022 09:01

    edhe kryemadhi tek keta do e kete marre ate pseudi doktoraturen qe i doli plagjiature ???????? ???????? Ah se harrova taulant ballen bashke me veliajn qe e ka diplomen pa vule ????????????????

    Përgjigju
  • john doe: 16/06/2022 08:19

    te gjithe fajin e kane pedagoget. jane ata qe shesn noten, jane ata qe tolerojne kualifikimin perkundrejt favoreve, jane ata qe jane budallepsur nga frustrimi seksual, jane ata qe spo bejne punen ne rregull. Shqiptari nga natyra eshte hajdut dhe manipulues dhe smund te pritet ndergjegje nga kalamanj te fantaksur qe fundja jane thjeshte injorant me shkolle, por eshte detyre e pedagogeve qe te parandalojne ne menyre kategorike kete fenomen, dhe vecanerisht te mos behen pjese e kesaj shemtie!

    Përgjigju
    • Pedagogu: 16/06/2022 17:03

      Plotesisht dakord. Pedagoget, ne fakt as mesuese nuk mund te jene 99% e tyre, duhet ta ndalojne kete fenomen. Pedagoget, rektoret, dekanet, shefat, ministrat, drejtoret, deputetet, jane pothuajse te gjithe te paafte, pa kulture dhe vlera te brendshme! Super te korruptuar ekonomikisht dhe moralisht. Speaking from the inside of the system, PAAFTESIA eshte problemi kryesor!

  • Trnakop Kacija: 16/06/2022 08:04

    Ketu peshku eshte qelbur nga koka.

    Përgjigju
  • Iris: 16/06/2022 02:37

    Nje fenomen I tille kishte per te ndodhur perderisa Bachelor dhe Master ne vend te ishin nje vleresim per me te miret,Jane kthyer si certifikata kursesh te rendomta.Por fajin dhe pergjegjesine per mediokritetin e moment it dhe pasojat katastrofike te se ardhmes per kete fenomen e Kane pedagoget qe pajtohen me te.

    Përgjigju
    • Drini: 17/06/2022 08:50

      "pedagoget" i kan per vete fallco te gjitha punimet shkencore

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë