Investigimi i Report Tv për nëndeklarimin e pagave/ Gonxhja e pranon: Kemi shume probleme, rrezikohen pensionet

TIRANE- Diskutimet në kuvend, duhet të ishin për njohjen e pensioneve me Italinë, por në fakt, u përqendruan tek defektet e skemës aktuale. Opozita thotë se duhet ndryshim rrënjësor pasi pensionet janë qesharake.

Edhe ministri i Ekonomisë dhe Kulturës, Blendi Gonxhja pranoi problematikën e deklarimit të vërtetë të pagave që lidhet direkt edhe me pensionet ashtu siç konfirmojnë dhe denocimet e Report Tv përmes një serie investigimesh ku vërtetohet me fakte se fenomeni i nëndeklarimit apo i mosdeklarimit fare të pagave që vijon në shumicën e bizneseve prej dekadash, jo veçse po rrezikon të ardhmen e ekonomisë së vendit, po sjell një situatë dramatike në skemën e pensioneve.

"Skema e pensioneve është kontributive, dhe bazohet mbi deklarimet e pagave. Pavarësisht se duam, të kemi rritje të pensioneve, duhet edhe ndërgjegjësim nga të gjithë që të deklarojmë pagat reale. Kemi shumë probleme me deklarimin e vërtetë të pagave që lidhet direkt edhe me pensionet, ne duhet te deklarojmë pagat nëse duan që të përfitojnë një pension të denjë në të ardhmen. Kjo lidhet edhe me masat që do të marrë shteti, por është edhe me ndërgjegjësimin e të gjithëve", tha Gonxhja.

Deputeti Shehi erdhi me një propozim konkret.

Të rritet borxhi për të pasur një fond për rriten pensionet, vetëm kështu mund të rriten pensionet. Situata e keqe me pensionet nuk mund të zgjidhet me indeksime qesharake.

Edhe deputetja e PD-së Ina Zhupa ngriti zërin në Kuvend për një reformë të pensionistëve

Më thoni cili pensionist jeton me dinjitet me pension. Reforma bëhet nëse nuk i vidhni. Ka para mjaftueshëm nëse nuk i vidhni kontributet dhe nuk i çoni në 5 D, e incieneratorë. Ka para mjaftueshëm Shqiëpria tia kalojë të gjithë vendeve të Ballkanit por nuk vullnet por vullnet të hekurt

Investigimi i Report Tv zbuloi se mbi 158 mijë qytetarë janë prekur nga nën deklarimi i pagave prej vitit 2021. Kjo referuar rezultateve të nismave kundër informalitetit në paga të ndërmarra nga administrata tatimore. Ndërkohë afro 600 mijë qytetar shqiptar rrezikojnë të mbesin pa pension pasi pse figurojnë të punësuar, referuar shifrave zyrtare për ato nuk paguhen fare sigurime shoqërore dhe shëndetësore.

S.G//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rifati: 16/05/2024 22:57

    Po iqjani ore fare se si gjen gje kta halera. Dhe pa pension rrinë e sndjehen fare madje

    Përgjigju
  • goni: 16/05/2024 18:53

    eshte e thjeshte,, beni ligj kush nuk deklaron pagat denohet 10 vjet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb