Investigimi për vilën perandorake të Berishës, Meçe: Provë që duhet ta marrë SPAK, fakte të pakundërshtueshme! Hetimi pasuror e ka vënë me shpatulla pas muri

TIRANË- Analisti Arben Meçe ka komentuar investigimin e Shqiptarja.com, përmes së cilit për herë të parë u publikuan dokumente dhe procedura që implikojnë Sali Berishën, atëherë kryeministër të përkushtuar të firmosë leje ndërtimi në favor të firmës që ndërtoi fshatin turistik luksoz në Gjirin e Lalzit. Investigimi publikoi dhe faktet se si Argita, transformoi një shtëpi 50m2 në vilën perandorake ‘D5’.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, analisti Meçe tha se ky investigim ka nxjerrë prova dhe fakte që vërtetojnë korrupsionin e Sali Berishës dhe familjes së tij. Meçe theksoi se investigimi duhet t’i shtohet si provë në dosjen e SPAK për hetimin pasuror ndaj Berishës.

Më tej Meçe shton se është një provë që vërteton korrupsionin e Berishës, një nga arsyet për të cilën u shpall non grata nga SHBA.

“Deklarimi i fillimit të hetimit pasuror të familjes Berisha. Nuk është rasti i parë kur është diskutuar për dy vilat e Berishës dhe Metës. Ky investigim është akoma më profesional dhe i detajuar dhe ka shumë elementë që jemi në kuadër të konsumimit të disa veprave penale. Hetimi është jo më alibi e hedhur në treg siç ndodh zakonisht, por është një realitet i transmetuar përmes fjalës, dokumenteve dhe faktit viziv. E bën shumë të besueshëm një të vërtetë të madhe, jemi në hapat para të një hetimi. Kaq është i mjaftueshëm, që SPAK për të vërtetuar atë që SHBA kanë thënë për Berishën, njeri i korruptuar, armik i demokracisë, i cili pretendon se s’ka asnjë provë, kjo është një provë ndër 1 mijë të tjerat. Do shtojë elementët e provave në dosjen e SPAK, ky objekt është në dosjen e SPAK. Këto janë prova publike shumë bindëse dhe nuk kontestohen dot se janë fakt”, tha Meçe në Report Tv.

Meçe tha se hetimi pasuror e ka vënë Berishën dhe Metën me shpatulla pas muri.

“Personi që flet për varfëri, kur shtëpinë e pushimit e ka 350 metër katror, ndërsa toka mund të kalojë 3000- 3500 metër katror. Hetimi pasuror, Metën dhe atë i ka vënë me shpatulla pas muri, i ka bërë më agresiv. Ky është korrupsion dhe përballë korrupsioni askush s’mund të gjejë motiv të thotë përse ishte e nevojshme 350 metër katrorë vilë për të pushuar. A ka moral ky njeri të flas për varfërinë, ky person duhet të neutralizohet se po merr në qafë PD dhe po krijon precedent të rrezikshëm, opozita që lufton për varfërinë, përfaqësohet nga një person që ka vilë luksi”, vijoi Meçe.  

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Muzeu Etnografik i Krujës hap dyert pas restaurimit, digjitalizim e ekspozita të reja për artefaktet! Financim i BE

Muzeu Etnografik i Krujës hap dyert pas restaurimit, digjitalizim e ekspozita të reja për artefaktet! Financim i BE