Investigimi/ Portali që nxin Shqipërinë demaskohet si mjet i propagndës ruse (opozita e përdori si argument)

Investigimi/ Portali që nxin Shqipërinë demaskohet si mjet i propagndës ruse (opozita e përdori si argument)

Një artikull në gjuhë të huaj, publikim i websajtit me emrin Off Guardian, qarkulloi gjatë ditës së djeshme në disa nga mediat online, pasi aty theksohej se kriza e rëndë politike e Shqipërisë cënonte integrimin e saj europian. Artikulli u shpërnda me shpejtësi edhe nga përfaqësues të opozitës, mes të cilëve ish deputeti dhe ish kryetari i LSI, Petrit Vasili, sipas të cilit, artikulli i Off Guardian tregonte imazhin negativ të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në fakt, nëse lexon artikullin bie në sy prirja për të dhënë një imazh negativ për Shqipërinë si një vend në krizë politike dhe ekonomike, por Petrit Vasili dhe mediat e opozitës me sa duket kanë rënë sërish pre e propagandës ruse dhe fatkeqësisht, e mediave që propagandojnë kundër Bashkimit Europian, unionit ku shqiptarët aspirojnë të jenë pjesë.

Detaje skandaloze zbulon për këtë portal një nga projektet më serioze të gazetarisë hulumtuese në Ukrainë, websajti StopFake.org. (website kundër lajmeve të rreme).

Në mars të vitit 2014, një grup pedagogësh, akademikësh dhe studentësh nga Ukrania prezantuan projektin për ngritjen e këtij portali të verifikimit të fakteve gazetareske që do mbante emrin “Stop Fake News” (ndal lajmeve të rreme).

Gazetarët dhe akademikët, të shqetësuar për të ardhmen e Ukrainës gjatë kohës së rrezikshme të aneksimit të Krimesë dhe lufta në Ukrainën lindore, iu bashkuan projektit. Qëllimi i projektit ishte të verifikonin informacionet mediatike për të demaskuar propagandën e Kremlinit që qarkullonte në media.

Një nga websitet e demaskuara publikisht nga ky grup profesionistësh në Ukrainë, përmes investigimeve dhe analizimeve të përmbajtjes, është pikërisht websajti Off Guardian.org, që sipas profesionistëve, është një portal që ka vepruar si mjet i propagandës ruse në Ukrainë.

Në një shkrim të publikuar posaçërisht për këtë, gazetarët profesionistë të Ukrainës denoncojnë praktikat e përdorura nga qeveria ruse në manipulimin e informacionit gjatë luftës. (shih LINKUN)

“Në vetvete OffGuardian nuk ka shumë ndikim, por kontribuon në grumbullimin e mbetjeve të Kremlinit, të maskuar si ideologji e krahut të majtë dhe u mundëson grupeve gjoja jo-politike, për të justifikuar veprimet e tyre imorale”,shkruan gazetarja Sarah Hurst për StopFake.

“OffGuardian ka një histori më të gjatë për përhapjen e gënjeshtrave dhe urrejtjes për Ukrainën. Në përputhje me synimet e Kremlinit, OffGuardian kërkon të minojë besimin në “mediat kryesore”. Ky portal mbulon shumë tema, siç është bujaria e Rusisë në Siri”, shkruan rrjeti i gazetarisë hulumtuese “Stop Fake”.

Le të ndalemi te emri që kontrollon përmbajtjen e këtij websiti, redaktorin Kit Knightly. Siç raportojnë mediat e huaja, ai rezulton të jetë një nga ish shkruesit e rregullt, por të dëbuar dy herë nga media prestigjioze angleze, The Guardian, për shkak të prirjeve të tij jornormale. Kjo shpjegon edhe pse ai i revoltuar, i ka vjedhur emrin medias prestigjoze angleze duke e kthyer në “Off Guardian” dhe vendosur këtë emër portalit të tij. E nëse jeni habitur pse ai shkruan kundër integrimit të Shqipërisë në BE, shihni se çfarë shkruan ai për Bashkimin Europian në artiklullin me titull “Bashkimi Europian dhe shenjat paralajmëruese të fashizmit”.

“Gjërat po dalin jashtë kontrollit në Europë, më shpejt nga sa parashikohej. Përveç Brexit, ka një ndienjë të fortë anti BE në Hungari, Spanjë, Itali, Greqi dhe Francë. BE është në rrezik të shkatërrimit, dhe njerëzit që kanë frikë të humbasin fuqinë janë të prirur ndaj akteve ekstreme të kontrollit diktatorial” shkruan ai, duke u shfaqur hapur si një njeri që urren thellë vlerat e europës dhe të unionit ku shqiptarët duan të anëtarësohen. (shih LINKUN)

/Lexo

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LIU TË QIU O PETRIT MIU: 01/05/2019 10:46

    Po ku do të di klyshi komonist i manush pixg myftyut. Ai qen i zgjebosur e ka mëndjen te miljonat që ka vjedhur e mendon si ti mbaj kto miljona pa i dhën mbrapç popullit më fukara të evropës.

    Përgjigju
  • Arbëri: 01/05/2019 10:23

    Tradhëtarve dhe armiqëve të Shqipëris gjdo gënjeshtër dhe marrëzi iu konvenon për të baltosur sa më shumë ! Këta tradhëtar të kombit duhet q’rrënjosur sa ma par politikisht dhe moralisht nga skena e SHQIPËRISË ...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT