Investigimi, Shqipëria e fundit
në rajon për investimet

Investigimi, Shqipëria e fundit<br />në rajon për investimet
TIRANE- Qeveria Berisha ka dështuar të realizojë këto tetë vjet premtimin e bujshëm, sipas të cilit Shqipëria do të kthehej në vendin më atraktiv për investimet e huaja në rajon. Pavarësisht nga investimet që janë deklaruar se kanë ardhur së fundi në infrastrukturë, apo energjetikë, vendi ynë mbetet në vend të fundit në Ballkan, gjithnjë sipas raportit të sasisë së hyrë të investimeve të huaja direkte me Prodhimin e Brendshëm Bruto vjetor të ekonomisë shqiptare.  
Investimet e huaja direkte në Shqipëri vazhdojnë të jenë një burim shumë i rëndësishëm i flukseve të kapitalit dhe zhvillimi të ekonomisë. Open Data Albania ka kryer kohët e fundit një hulumtim mbi vlerën e investimeve të huaja direkte (IHD) në Shqipëri ndaj produktit të brendshëm bruto (PBB) krahasuar me vendet e rajonit, bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë.

Investimet e huaja direkte, përfshijnë investimet e individëve dhe institucioneve të huaja në ekonominë vendase, nëse investimi e bën investitorin pronar të më shumë se 10% të kapitalit të një ndërmarrje.
grafiku
grafiku 1

Sikurse mund të shihet edhe nga grafiku përkatës, vendi me nivelin më të lartë të IHD-ve ndaj PBB është Mali i Zi (138%), ndërsa vendi me nivelin më të ulët është Shqipëria (37%).

Gjatë viteve këto pesha kanë qënë të ndryshme, sikurse paraqiten edhe në tabelën e riprodhuar në këtë faqe.

Gjatë 6 viteve të fundit në Shqipëri vihet re një rritje e vazhdueshme e peshës së IHD-ve ndaj PBB, por ndërkohë, gjatë gjithë këtyre viteve, Shqipëria ka pasur relativisht nivelin më të ulët të IHD-ve ndaj PBB krahasuar me gjithe vendet e rajonit.

Investimet e huaja direkte, janë një tregues i rëndësishëm i besimit të investitorëve të huaj në një vend, dhe ato ulen në kushtet e krizave ekonomike dhe politike, dhe rriten në kushtet e përmirësimit të ambjentit ekonomik dhe politik.

Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 02.08.2013
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Grupi i deputetëve italianë përfundon vizitën në Shqipëri: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit

Grupi i deputetëve italianë përfundon vizitën në Shqipëri: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit