TIRANË - Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi thotë se Kodi i ri Penal rrezikon që ta bëjë më të vështirë sistemin penal, në vend që ta lehtësojë atë. Në takimin konsultues për këtë draft, Sadushi deklaroi se konsultimi institucional për hartimin e Kodit ka qenë i kufizuar dhe i pjesshëm. Për pasojë, theksoi ai, projekti mbetet shumë i paqartë në disa pjesë dhe i pabaraspeshuar në filozofi.
“Relacioni shpjegues përmend nevojën për reformë, por nuk shpjegon mënyrën e ndërtimit. Mungon dokumenti orientues që përcakton filozofinë e re të drejtësisë penale dhe analiza e ndikimit kriminologjik, ekonomik e social të ndryshimeve të propozuara. Konsultimi institucional ka qenë i kufizuar dhe i pjesshëm.. “, u shpreh Sadushi.
Ai tha se pas publikimit të draftit, Gjykata e Lartë ka bërë një analizë me vërejtjet, komentet dhe propozimet konkrete, duke ia përcjellë ministrisë së Drejtësisë. Sipas tij, dokumenti prej 50 faqësh evidenton çështjet themelore që kërkojnë reflektim dhe rishikim të kujdesshëm.
"I hartuar me seriozitet profesional dhe miratuar nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, ai i është përcjellë zyrtarisht Ministrisë së Drejtësisë dhe Grupit të Punës, dhe sot paraqitet në këtë tryezë si shprehje e përgjegjësisë institucionale dhe e reflektimit profesional të Gjykatës së Lartë.", tha Sadushi.
Sadushi argumentoi se drafti me mbi 950 nene, shumë prej të cilave thotë se janë të mbigarkuara dhe të paqarta, rrezikon që ta zhvendosë theksin nga mbrojtja e lirive te forcimi i ndërhyrjes së shtetit. Në disa dispozita që lidhen me ndërhyjet në lirinë e shprehjes dhe të drejtës për informim, kërkon rishikim.
Po ashtu, thotë Sadushi, janë vërejtur disa mospërputhje me Kodin Civil, Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet e tjera. Këto raste tregojnë mungesë koherence ndërkodike, që cënon integritetin e sistemit dhe zbatimin e unifikuar të ligjit.
"Disa nene që trajtojnë çështje të natyrës procedurale, si ato për masat mjekësore dhe edukuese ndaj të miturve (nenet 116–120), për lirimin me kusht (nenet 175–176) apo pezullimin e veprimtarisë së personave juridikë (neni 125), duhen rregulluar në Kodin e Procedurës Penale, jo në Kodin Penal. Gjithashtu, neni 546 që parashikon veprën e vetëgjyqësisë përsërit rregullime që tashmë trajtohen nga Kodi Civil, ndërsa neni 539, për mosparaqitjen në seancë gjyqësore, trajton çështje që janë objekt i legjislacionit disiplinor për gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët. Po ashtu, përfshirja e disa shkeljeve të Kodit Rrugor si vepra penale krijon dublim normativ dhe e ngarkon pa nevojë sistemin penal.", tha ai.
Më tej, Sadushi theksoi se Gjykata e Lartë vlerëson se procesi i reformës penale duhet të rifillohet mbi baza të qëndrueshme metodologjike dhe profesionale, jo si pengesë, por si garanci për cilësinë, integritetin dhe koherencën e sistemit penal.

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në takimin konsultues për draftin e Kodit të ri Penal, theksoi se në disa pjesë të projektit ka mospërputhje me Kodin Civil, Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet e tjera. Këto raste, theksoi ai, tregojnë mungesë koherence ndërkodike, që cënon integritetin e sistemit dhe zbatimin e unifikuar të ligjit.
“Në disa pjesë të projektit vërehet një përzierje e paqartë midis dispozitave materiale dhe atyre procedurale, si dhe mospërputhje me Kodin Civil, Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet e tjera. Disa nene që trajtojnë çështje të natyrës procedurale, si ato për masat mjekësore dhe edukuese ndaj të miturve (nenet 116–120), për lirimin me kusht (nenet 175–176) apo pezullimin e veprimtarisë së personave juridikë (neni 125), duhen rregulluar në Kodin e Procedurës Penale, jo në Kodin Penal. Gjithashtu, neni 546 që parashikon veprën e vetëgjyqësisë përsërit rregullime që tashmë trajtohen nga Kodi Civil, ndërsa neni 539, për mosparaqitjen në seancë gjyqësore, trajton çështje që janë objekt i legjislacionit disiplinor për gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët. Po ashtu, përfshirja e disa shkeljeve të Kodit Rrugor si vepra penale krijon dublim normativ dhe e ngarkon pa nevojë sistemin penal.”, u shpreh ai.
.Sipas tij, drafti i ri nuk është i ndërtuar mbi humanizëm por zgjeron ndëshkimin. Ai thotë se edhe pse projekti përfshin elemente pozitive për modernizim, mungon një vizion i qartë për humanizimin e drejtësisë penale.
“Projekti, në vend që të ndërtohet mbi humanizëm, zgjeron logjikën ndëshkuese: neni 72 dhe neni 151 e çojnë burgimin maksimal deri në 45 vjet, duke devijuar nga standardet evropiane dhe duke e kthyer dënimin maksimal në koncept të pafund. Rritja e përgjithshme e dënimeve dhe mungesa e fleksibilitetit në caktimin e tyre rrezikon ta zhvendosë drejtësinë nga humanizmi drejt formësimit mekanik.”, shtoi ai.
Ai argumenton se me rritjen e kufirit maksimal në 45 vjet dhe me shtimin e formulave fikse, projekti e bën sistemin më të ashpër dhe më pak fleksibël. Po ashtu, ai thotë se dënimet për dhunën në familje, të trefishuara në projekt, nuk garantojnë mbrojtje më të mirë, nëse ligji mbetet i paqartë.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi thotë se Kodi i ri Penal nuk mund të garantojë drejtësi. Sipas tij, projekti aktual, që përfshin mbi 950 nene, të mbingarkuara dhe të paqarta, rrezikon të zhvendosë theksin nga mbrojtja e lirive drejt forcimit të ndërhyrjes shtetërore.
“Edhe pse riafirmon ndalimin e dënimit pa ligj (neni 2), mungon një dispozitë që të përmbledhë filozofinë moderne të së drejtës penale: se ndëshkimi është mjeti i fundit, ndërsa liria është parimi themelor. Vërehet se dispozita kyçe përmbajnë formulime të paqarta, që krijojnë hapësirë për interpretime të ndryshme nga gjykatat, duke cenuar parimin nullum crimen, nulla poena sine lege certa. Në disa dispozita thelbësore, si neni 18 që përkufizon “veprën penale”, ndërthuren në mënyrë të pasaktë elementë materialë me nocione procedurale, duke cenuar qartësinë dhe koherencën e normës; neni 20 e përcakton lidhjen shkakësore përmes shprehjes “probabilitet i lartë”, ndërsa në dispozitat që trajtojnë përgatitjen, tentativën, bashkëpunimin dhe format e fajësisë etj, gjuha e përdorur krijon paqartësi dhe hapësirë për interpretime subjektive. “, tha Sadushi.
Ai kërkon rishikim në dispozitat që lidhen me ndërhyrjet në lirinë e shprehjes dhe të drejtën për informim, duke përmendur nenet 235, 509, 517, 863 dhe 865 të projektit
“Në projekt vërehen gjithashtu dispozita jashtëzakonisht të gjata me mbi dy faqe të formatit A4, si neni 175 për krimet e luftës dhe neni 224 për aktet terroriste, çka përbën një shmangie serioze nga standardet e teknikës legjislative dhe cenon qartësinë e ligjit penal. Një gjuhë përshkruese, në vend të një gjuhe normative, e dobëson funksionin kufizues të ligjit penal dhe rrezikon ta zhvendosë gjykimin nga analiza juridike te perceptimi personal, duke e bërë ligjin më pak të parashikueshëm dhe zbatimin e tij potencialisht arbitrar. Në fushën penale, ku në lojë është liria e njeriut, çdo paqartësi është rrezik, sepse hap rrugë për interpretim ose zbatim me analogji, gjë që është e ndaluar. Prandaj kërkohet një rishikim i kujdesshëm i terminologjisë dhe strukturës së dispozitave, që Kodi të jetë i qartë, i kuptueshëm dhe i parashikueshëm, si një instrument që forcon besimin e qytetarëve te drejtësia.", shton ai.
Komente











po ku e njeh ky kodin penaljua garantoje me bindje te plote qe nuk merr vesh fare ky dhe librin per te drejten administrative e ka copy paste
Përgjigju