Investime në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’, ministrja e Shëndetësisë: Me buxhetin e 2022 fuqizojmë maternitetet dhe pediatritë

Investime në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’, ministrja e Shëndetësisë: Me buxhetin e 2022 fuqizojmë maternitetet dhe pediatritë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar punën për transformimin e shërbimit të urgjencës, qendrës së gruas dhe sallave të operacionit në Maternitetin 'Koço Gliozheni', ku deklaroi se do rriten kapacitetet dhe cilësia e shërbimit për nënat dhe fëmijët.

"Është një investim në zemër të spitalit sepse i shërben jo vetëm strukturës së qendrës së pritjes për gratë, urgjencës, triazhimit, spitalit ditor i cili po rehabilitohet tërësisht, por gjithashtu janë sallat operatore, sallat e lindjes, të cilat tashmë me rehabilitimin dhe gjithë investimet që po bëhen në këtë spital, do të jenë sipas standardeve bashkëkohore. Jam e kënaqur që përpos investimeve në infrastrukturë, investimi është edhe në pajisje teknologjike, pra që do të rrisin akoma më shumë cilësinë e shërbimeve që ne ofrojmë për nënat dhe të porsalindurit", deklaroi  Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë theksoi se me buxhetin e 2022, investimet në sektorin e Shëndetësisë vijojnë me programin e nënave dhe fëmijëve, duke fuqizuar maternitetet dhe pediatritë në vend.

"Investimet me buxhetin 2022 do të vazhdojnë të prekin programin e nënave dhe fëmijëve, duke fuqizuar maternitetet, duke fuqizuar gjithashtu dhe pediatritë në të gjithë vendin. Ne do të finalizojmë këtë investim që kemi nisur në maternitetin “Koço Gliozheni” gjatë 3-mujorit të parë të vitit të ardhshëm. Ndërkohë që do të vijojmë investimin në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Do të finalizojmë investimin në maternitetin e Kukësit, pediatrinë e spitalit Elbasan dhe në spitalet e tjera rajonale, investime të cilat hapen me buxhetin e vitit 2022", tha Manastirliu.

Qeveria shqiptare ka financuar rreth 1 milion dollarë në fazën e parë të investimit në Maternitetin “Koço Gliozheni” për rikonstruksionin e bllokut operator, bllokut të lindjes, qendrës së gruas, urgjencës dhe pajisjen e tyre me aparatura mjekësore të standardeve më të mira. Na fazën e dytë do të kryhet rikonstruksioni i shërbimit të neonatologjisë, ndërsa në fazën e tretë do të jetë  investimi në sistemin e veshjes dhe paneleve diellore, për të bërë edhe kursimin e energjisë, për të qenë edhe ne pjesë e aksinonit global për eficençën e energjisë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë