Inxhineri shkon për të rregulluar rrjetin elektrik, por zbulon ‘shtëpinë e kanabisit’ në Britani, vihet në pranga i riu shqiptar! Ishte fshehur në tualet

Inxhineri shkon për të rregulluar rrjetin elektrik, por zbulon ‘shtëpinë e kanabisit’ në Britani, vihet në pranga i riu shqiptar! Ishte fshehur në tualet

Ferma e kanabisit

Një inxhinier ka zbuluar një fermë kanabisi në Coventry, në Britani, teksa ka shkuar aty që të rregullonte rrjetin elektrik. Menjëherë ai ka lajmëruar policinë, pasi ka zbuluar që banesa përdorej si fabrikë për prodhimin e kanabisit.

Pas informacionit të marrë, policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe arrestoi një 20-vjeçar shqiptar, i cili ishte fshehur pas derës së tualetit. Eduart Shuli u arrestua dhe pas hetimit u deklarua fajtor dhe u dënua me 26 muaj burg, për prodhimin e kanabisit.

Në dy dhoma gjumi dhe papafingo kishte gjithsej 124 bimë kanabis të cilat, nëse do të hidheshin në treg do kapnin një vlerën më shumë se 100,000 paund. Kur u mor në pyetje ai tha se një miku i tij e kishte marrë për të punuar si kopshtar për rritjen e kanabisit.

Ai tha se i ishte thënë se do të bënte para të mjaftueshme brenda pak muajsh dhe do të kthehej sërish në Shqipëri. Madje shoku i tij i kishte paguar edhe rrugën prej 5000 paundësh. Shuli insistoi se ai ishte vetëm punëtor dhe jo pronari, por ai u dënua në përfundim pasi sipas gjykatës kishte rol domethënës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/10/2021 01:42

    /BUBURRECA/ ,femrat shkonin shumica me deshire ne perendim,por jam dakord me ju kur thoni qe detyroheshin me dhune te prostituonin.Premtimi ne Shqiperi ishte ,le te themi ,kamariere.Te nesermen qe shkonin te <<pritesat>>,ose pas disa ditesh merrnin vesh te verteten dhe pastaj po te mos pranonin fillonte druri.Jam dakord edhe per ate qe thoni, qe shumica shkojne me deshire per te fituar shume dhe lehte,por nuk duhet te harroni, qe shume nuk i kane mundesite monetare per te ikur ilegalisht,keshtu qe trafikantet ua paguajne ose ua rregullojne udhetimin,dhe keto shuma kerkojne t'ua kthejne duke punuar si kultivues kanabisi.Pikerisht ketu fillon skllaverimi i tyre.Sa per ata qe nuk kane borxhe,por per t'u pasuruar shpejt e lehte ,i hyjne kesaj aventure,nuk me vjen aspak keq po u kapen.Ironia qendron ne faktin se si u nderuan rolet.

    Përgjigju
  • Iris: 07/10/2021 23:04

    Keshtu thoshnin dikur dhe vajzat e grate shqiptare kur niseshin ne Perendim,u premtonin pune ne restorante, ne shtepi, me pagese te mire,ose ndonje martese dhe gangsteret i nxirrnin ne rruge te shisnin trupin;tani e kane rradhen meshkujt te skllaverohen me kultivim kanabisi.

    Përgjigju
    • Buburreca: 08/10/2021 00:16

      Iris,ka vetem nje ndryshim;-ato i detyronin me dhune,kurse ne rastin ne fjale shkojne me deshire 99% e tyre qe te fitojne shume dhe lehte.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

G7 rikonfirmon mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën

G7 rikonfirmon mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën