Inxhinieri Vrapi: Aeroporti Vlorës mundësi e madhe jo vetëm për zhvillimin e transportit ajror, por dhe zhvillimin rajonal tregtar

Inxhinieri Vrapi: Aeroporti Vlorës mundësi e madhe jo vetëm për zhvillimin e transportit ajror, por dhe zhvillimin rajonal tregtar

Projekti i aeroportit të Vlorës

Kam shkruar dhe më parë për mundësitë që krijohen me zhvillimin e projektit për Aeroportin e Vlorës. Në këtë shkrim do të shtjelloj disa të dhëna, mbi bazën e të cilave, arsyetimi na çon në idenë e rëndësisë së zhvillimit të këtij projekti.

Nga studimi i të dhënave të viteve të fundit, të marra në një nga destinacionet më të popullura të një kompanie “Low Cost” rezultoi se:

Numri i pasagjerëve që udhëtonin për qëllime pune ishte 23 %,

Numri i psagjerëve që udhëtonin për pushime ishte 37,6%,

Ndërsa numri i pasagjerëve që vizitonin familiarët apo të afërmit e tyre ishte 39,4%.

Pasagjerëve iu bë pyetja se cilën kompani ajrore do të zgjidhnin për të fluturuar. Në pjesën më të madhe ata iu përgjigjën se dëshironin atë me çmimin më të lirë. Pra, lehtësisht vërejmë se pjesa më e madhe e pasagjerëve përthithet nga opertorët “Low Cost”.

Në ditët e sotme ka edhe një kategori tjetër udhëtarësh, të cilët bëjnë vizita të shkurtra në qytete turistike siç është Vlora, por edhe në të gjitha qytetet që shtrihen në segmentin Vlorë – Sarandë.

Nisur nga sa paraqita më sipër, Aeroporti i Vlorës, do të tërhiqte më së shumti kategorinë e fluturimeve “Low Cost”, që zgjidhet nga operatorët, për shkak të tarifave më të ulëta të shërbimeve aeroportuale. Ky shpjegim tregon se dhe infrastruktura aeroportuale e Aeroportit të Vlorës duhet t’i përshatet më së shumti këtij lloj operimi, duke ulur shpenzimet në “shërbimet terminal” apo edhe në shërbimet e tjera, duke sjellë kështu uljen e kostove të operimit për opertorët “Low Cost”. Kjo do t’i bënte ata më të interesuar për të operuar nga ky aeroport.

Për ta nxitur këtë ide po paraqes disa të dhëna të tjera shumë ineresante që janë tregues i qartë i ndikimit të fluturimeve “Low Cost” nga Aeroporti Vlorës. Nga nxitja që iu bë fluturimeve “Low Cost” në Irlandë, vend me një popullsi prej afërsisht 5 milion banorë, dhe me tri aeroporte, që operojnë fluturime ndërkombëtare, GDP pati një rritje në vlerën 7.9%, që përbën një nga shifrat më të larta në Evropë dhe të krahasueshme me rritjen e vendeve aziatike, pra shihet se operime të tilla, nëse do të nxiten dhe do të arrijnë të përthithen, do të sjellin një ndikim të madh në ekonominë e vendit tonë, e në veçanti për  rajonin e Vlorësw,

Ndikimi do të ishte shumë i madh në turizëm dhe tregti, duke sjellë kështu rritjen e punësimit, prandaj që tani duhet të parashikohet që kjo zonë të trajtohet si një zonë turistike për gjatë gjithë vitit, duke promovuar aktivitete kuturore apo sportive, por edhe traditat e zonës. Po kështu, sipërmarrësit që trajtojnë mallrat e tyre nga porti i Vlorës, do ta kishin shumë më të përshatshëm udhëtimin e tyre më shpejt përmes aeroportit. Pra, është mëse e kuptueshme se projekti i aeroportit të Vlorës realizon dy trekëndëshat kryesorë, që do të çojnë pa dyshim në rritje ekonomike. Ato janë: “Trekëndëshi i Zhvillimit”; Turizëm – Transport – Tregti dhe “Trekëndëshi i Zhvillimit të Transportit”; Transport Detar – Transport Ajror – Transport Tokësor (përfshirë dhe atë hekurudhor), gjë do të sillte rritje në volumin tregtar dhe në lëvizjen e pasgjerëve.

Nga ana tjetër duhet të mbajmë parasysh faktin se operatorët ajrorë, që përdorin tarifa më të larta, për shkak dhe të shërbimeve më të plota, zotërojnë afërsisht 20% të numrit të total të pasagjerëve, por sjellin rreth 45% të të ardhurave në transportin ajror. Ky fakt ka rëndësi shumë të madhe për të kuptuar se nuk duhet të lihen jashtë vëmendjes këta operatorë, pasi nuk ka rëndësi vetëm volumi, por edhe vlera e tij.

Aeroportet për nga natyra përfaqësojnë një sipërmarrje komplekse, pasi ofrojnë shërbime të ndryshme. Ato janë një infrastrukturë intermodale e transportit të pasagjerëve. Në këtë kontekst, klientët kryesorë të sipërmarrjeve aeroportuale janë pasagjerët dhe operatorët ajrorë. Ata kanë ndikim në operimet aeroportuale, shërbimet aeroportuale që afrohen si dhe në shërbimet terminal. Bazuar në këtë koncept, si dhe në parashikimet për fazën e parë dhjetë vjeçare të operimeve, me 500 mijë deri 750 mijë pasagjerë, investimi duhet të ketë karakter “minimalist” për terminalin dhe të përqendrohet me shumë në infrastrukturën tjetër aeroportuale dhe mirëmbajtjen. Operimet në vitet në vazhdim do të përcaktojnë nevojën e zgjerimit të terminalit. Një gjë e tillë është bërë me shumë sukses në projektin e zhvillimit të aeroportit “Nënë Tereza” të Rinasit. Sugjerimi im do të ishte që, nevoja për zgjerim e terminalit të vinte si një nevojë e zhvillimit të kësaj sipërmarrjeje dhe të mos përbënte një detyrim për qeverinë Shqiptare.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Feliksi: 20/01/2020 08:56

    Kur u be dhe ky te bej analize fundi i botes. Roje te Albaniani dhe zari i Leshkos,

    Përgjigju
  • Kafsha: 17/01/2020 22:09

    Si u beka si su bëka populli si peshku pa uje do jete perseri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit