Inzaghi dhe filozofia e tij e lojës, skema që tregon pse Interi është superior këtë sezon

Inzaghi dhe filozofia e tij e lojës, skema që tregon pse Interi është superior këtë sezon

Skema e Inzaghit

Në një foto që bën xhiron në kanalet e komunikimit është një moment i fazës së ndërtimit të lojës nga Interi në ndeshjen e parë të Champions League, fituar 1-0 kundër Atletico Madrid.

Në të shohim mesfushorët që nisin aksionin dhe mbrojtësit Darmian dhe Dimarco në krah, si dhe në qendër të mbrojtjes Calhanoglu e Barella që luajnë si mesfushorë në të vërtetë. Më tej dy mesfushorë me një playmaker, De Vrij, Pavard dhe Bastoni në rolin e mesfushorëve, ndërkohë që duhet të ishin në qendër të prapavijës.

Skemë kjo që do ta kishte zili edhe Holanda e madhe e vitit 1974. Dihej tashmë se rrjedhshmëria dhe aftësia e lojtarëve të Inzaghit për të ndërruar pozicionet në fushë ishte një nga sekretet e Interit, por në këto nivele është diçka vërtet e paprecedentë.

Me këtë rast, kufizohemi vetëm për të nënvizuar lëvizshmërinë e lojtarëve dhe mënyrën taktike në ndërtimin e lojës. Simone Inzaghi filloi t'i bënte mbrojtësit e tij të lëviznin në një mënyrë tjetër, duke ruajtur disa zgjidhje të futbollit të Contes, i cili u largua si kampion i Italisë.

Pak nga pak ai shtoi diçka të tijën, duke krijuar një 'makinë të përsosur' që filloi të kishte vetëdijen, qoftë edhe psikologjikisht, për të qenë vërtet e fortë duke arritur në finalen e Champions League dhe më pas duke arritur majat në fillim të 2024-ës.

Me vitin e ri bilanci është 9 fitore në 9 ndeshje (ndërmjet kampionatit, Champions League dhe Superkupës së Italisë), me 20 gola të shënuar dhe 4 gola të pësuar. Shifra mbresëlënëse që na bëjnë të reflektojmë edhe nga perspektiva evropiane.

Vetëm Manchester City dhe Real Madrid duket se kanë diçka më shumë se zikaltërit. Të fokusuar për yllin e dytë në fanellë, Inter duket se do e arrijë diçka të tillë pasi mban kren në Serie A dhe ka një diferencë prej nëntë pikësh me ndjekësit e Juventusit.

Një nga skemat e tjera të Interit

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim