Inter është rikonfirmuar si fituesi i Kupës së Italisë. Zikaltërit mposhtën 1-2 me përmbysje Fiorentinën në finalen e Romës, duke e çuar në 9 numrin e trofeve të Kupës së Italisë, njëjtë sa Roma, ndërsa vetëm Juventusi ka më shumë, 14 trofe.
Në ‘Olimpico’ Fiorentina e drejtuar nga Vincenzo Italiano kaloi shumë shpejt në avantazh, pasi në minutën e 3 Nico Gonzales shtangu zikaltërit, duke krijuar idenë e një nate shumë të komplikuar për Interin. Megjithatë po brenda pjesës së parë, në harkun kohor të tetë minutave, Lautaro Martinez me ‘dopietën’ e tij do të përmbyste rezultatin.
Ky rezultat falë ‘el toros’ do të mbeste i pandryshuar deri në fund pavarësisht se Fiorentina i shkoi shumë pranë barazimit në disa raste. Në fund kishte lot zhgënjimi te ‘vjolët’, që tani duhet të mendojnë për finalen e Conference League, ndërsa Interi e festoi gjatë trofeun.
Për zikaltërit kjo ishte hera e dytë rradhazi që fitojnë Kupën e Italisë, ndërsa gjithashtu ishte edhe trofeu i dytë brenda këtij sezoni pas Superkupës. Pas triumfit trajneri Inzaghi, që u konfirmua si njeriu i finaleve duke fituar 7 nga 8, u shpreh se ishte ‘tejet i lumtur’, pasi fituan një kupë që shumë e dëshironin. Me këtë trofe edhe presidenti Steven Zhang hyri në histori, pasi u bë presidenti i 3 më i suksesshëm i Interit. Deri më tani numri 1 i klubit ka koleksionuar 5 trofe, ndërsa vetëm Angelo dhe Masimo Moratti kanë më shumë se ai.
Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
I kishte mbetur 1 vit e 8 muaj burg, gjykata liron Tahirin. Si e vlerësoni?
-
E drejtë
60.4%
-
E gabuar
32.1%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3858
Lajme të tjera
-
UEFA hap hetim për arbitrin e finales së Champions League, merret vendimi për Marciniak
2 Qershor, 09:58
-
Vjen nga Bayern Munich, Interi gjen zëvendësuesin e Skriniar
1 Qershor, 20:33
-
Trofeu për Interin, Inzaghi: Morëm Kupën që donim! Lautaro: Kërkoj Champions League
25 Maj, 11:37
-
GOLAT/ 'Demi' Lautaro 'tërbohet' nga ngjyra vjollcë, Interi fiton Kupën e Italisë
25 Maj, 10:41
-
Finalja e Champions, Guardiola: I mahnitur nga Interi, mund të na mposhtin në Stamboll
24 Maj, 17:00
-
VIDEO/ Kristjan Asllani 'lumturon' tifozin, vogëlushi ia merr këngës: S'është italian dhe ka klas
23 Maj, 11:17
-
Polemikat në finalen e Botërorit, UEFA vendos arbitrin e finales Manchester City - Inter
22 Maj, 14:35
-
Inter thyhet pas 5 ndeshjesh, Napoli përfiton nga i kuqi i Gagliardinit! Asllani luan 90 minuta (VIDEO)
21 Maj, 20:09
-
‘Finalist me pesë para të shpenzuara’, Rummenigge karikon Interin: City favorit, por zikaltërit dinë ta dëmtojnë
21 Maj, 16:25
-
Buffon: Maignan dhe Onana mes 5 portierëve më të mirë në botë
18 Maj, 22:09
-
'Jam personi më i zhgënjyer në botë', Pioli pas eliminimit nga Interi! Lautaro Martinez: Finalet nuk luhen, por fitohen
17 Maj, 13:49
-
Interi 'ia merr dorën' Milanit, zikaltërit fitojnë dy derbi dhe marrin biletën e finales së Champions League (VIDEO)
16 Maj, 22:51