Java e ardhshme mund të jetë vendimtare për të ardhmen profesionale të Filippo Inzaghit. Sipas TuttoMercato, trajneri aktual i Reggina ka ndërprerë pushimet në Kalabri për të takuar disa ndërmjetës dhe emisarë nga Lindja e Mesme.
49-vjeçari është ende i lidhur me Reggina për dy vite të tjera sipas kontratës, por ai ka një imazh ndërkombëtar që i lejon të shkojë në botën arabe ku është shumë i njohur.
Ish-sulmuesi legjendar i Juventusit dhe Milanit prej 2012 ka marrë rolin e trajnerit, teksa ka drejtuar ekipe si Milani, Venezia, Bologna, Benevento, Brescia dhe Reggina.