Inzaghi njeriu i finaleve: Interi e meritoi, duam Champions-in! Allegri: Luajtëm mirë për 60 minuta

Interi fitoi 1-0 me Juventusin dhe me rezultatin e përgjithshëm 2-1 kaloi në finalen e Kupës së Italisë. Para 75 mijë tifozëve në "Giuseppe Meazza", zikaltërit sigurojnë një finale të rëndësishme, për të mbrojtur titullin e fituar në Kupë sezonin e shkuar.

Kampionët në fuqi të Kupës iu falën golit të Dimarcos në minutën e 15-të të ndeshjes, kjo pas asistit të Barrelas. Pas ndeshjes, trajneri Simone Inzaghi tha se Interi i tij e meritoi finalen dhe tani duan edhe atë të Champions League. Nga ana tjetër, Max Allegri komplimentoi të tijtë për lojën e mirë në 60 minuta.

"Ishte një mbrëmje e bukur, korrekte, me dy skuadra që luajtën një ndeshje intensive. Është e qartë se ne e merituam finalen në dy ndeshjet dhe jemi shumë të lumtur, donim të ktheheshim në Romë me çdo kusht. Tani na kanë mbetur dhjetë ndeshje, por le të shpresojmë që të ketë edhe një tjetër (referenca është e qartë për finalen e mundshme të Champions League). Ndërkohë, le ta shijojmë suksesin, urime të gjithëve sepse të luash me këtë ritëm nuk është kurrë e lehtë", tha Inzaghi mes të tjerash.

Trajneri i Juves, Allegri kërkon më shumë vendosmëri nga të tijtë, duke thënë se bënë një lojë të mirë.

"Është për të ardhur keq sepse bëmë një ndeshje të mirë për 60 minuta kundër një skuadre shumë të fortë. Na vjen keq që nuk jemi në finale, por këtë vit duhet të jesh i mirë dhe i fortë për të mbajtur mbi shpatulla gjithë këtë presion dhe ndodhi. Kur je në këto situata, të ndodhin të gjitha, të dielën pranuam gol të lehtë dhe në ndeshjen e parë e pamë se çfarë ndeshje ishte. Duhet të jesh i mirë dhe i fortë, më pas gjithçka funksionon dhe në fund gjërat kthehen krah teje", tha Allegri.

Finalja e Kupës së Italisë luhet në 24 maj në "Olimpico", teksa Interi pret sot fituesin e çiftit Cremonese - Fiorentina (0-2) për të mësuar kundërshtarin. Kujtojmë se Inzaghi e ka fituar dy herë këtë trofe, me Lazion dhe Interin.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?