/ATSH-Z.Tosku/- Në takimin e Punës në kuadër të projektit rajonal të IOM, për "Forcimin e luftës kundër trafikimit të personave dhe kontrabandimit të migrantëve në Ballkanin Perëndimor", të zhvilluar ditën e sotme në hotel Tirana, u nënvizua roli i bashkëpunimit ndërkufitar për parandalimin e rasteve të trafikimit.
Në takim ishin të pranishëm, zv/ministrja e Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea, ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani dhe Shefja e Zyrës së IOM në Tiranë, Alma Jani.
Trafikimi i qenieve njerëzore dhe kontrabandimi mbeten çështje shqetësuese në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të cilat rrezikojnë qëndrueshmërinë sociale dhe sigurinë e vendeve.
Në kërkimin e IOM për vlerësimin e nevojave për situatën rajonale kundër trafikimit, të përfunduar në shtator 2014, thuhet se "recensioni dhe kriza ekonomike kontribuojnë në krijimin e kushteve për trafikimin e qenieve njerëzore dhe kontrabandimin".
Takimi treditor i punës, organizohet për 24 përfaqësues të këtyre institucioneve nga Shqipëria, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Kosova, nën Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Në kuadër të zbatimit të projektit IOM, grupi i parë i takimeve tematikë të punës me të njëjtin synim, forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar, është zhvilluar gjatë muajve të shkuara dhe të tjerë takime për gjyqësorin dhe asgjenci të zbatimit të ligjit do të organizohen në të ardhmen.
Ndërkaq, përgjatë takimit, u theksua identifikimi i mangësive në bashkëpunimin ndërkufitar dhe hartimin e masave që duhet të ndërmerren nga vendet e e tyre për t'i zgjidhur këto mangësi.
/Shqiptarja.com