SHKODER - Arqipeshkvi i Shkodrës Angelo Massafra në meshën e shenjtë me rastin e ditës së Zojës së Këshillit të Mirë, ka kërkuar që besimtarët të luten për të rikthyer shpresën tek populli ynë që ditë e fundit po përballet me një eksod masiv drejt vendeve të BE. 

Ipeshkvi i Shkodrës Imzot Angelo Massafra u bëri thirrje të ikurve dhe atyre që tentojnë të largohen që të qëndrojnë në vendin e tyre, sepse e ardhmja nuk është në një vend të huaj. 

Në meshën e mbajtur me rastin e festës së Zojës së Këshillit të mirë ipeshkvi i Shkodrës dhe meshtarë të tjerë u lutën që shqiptarët t’i kalojnë me kurajo këto ditë të vështira për vendin.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)