Pas daljes në treg të versionit të ri iPhone 5S dhe iPhone 5C në shtator të vitit të kaluar, është përmedur disa herë se modeli i ri i telefonit Apple mund të paraqitet në treg më shpejt seç mendohet.

Sipas spekulimeve më të fundit në media thuhet se Apple do të vijë me dy telefona të rinj, njëri prej të cilit do të jetë iPhone 6, dhe se të dy do të lançohen më herët se në vjeshtën e këtij viti.

Sipas Mizuho Securities thuhet se iPhone 6 do të lançohet më herët, duke e përmendur muajin korrik si datë të mundshme të lançimit.

Më tej ai shpjegon se ky informacion vjen nga zinxhirët e furnizimit të Apple në Azi, dhe se furnitorët e kompanisë tashmë janë duke punuar për përgatitjen e prodhimit të pjesëve të modeleve të reja të iPhone.

Por lind pyetja se si do të jetë ky model i ri? Cilat do të jenë risitë?

Një analist i kompanisë Mizuho ka thënë se ka gjasa të mëdha që iPhone 6 të vijë me ekran më të madh, dhe modele të ndryshme, të cilat do ta kenë ekranin me diagonale prej 4.7 deri në 5.5 inç.

Për më shumë, thuhet se versioni i ri i iPhone do të sjell përmirësime në sensorin e gishtërinjëve, TouchID dhe më shumë aplikacione, të cilat më pas do të jenë pjesë edhe e tabletit të saj, iPad.

(b.t/shqiptarja.com)