IQT gjobit 14 subjekte abuzuese
spekuluan me cilësi të karburanteve

IQT gjobit 14 subjekte abuzuese<br />spekuluan me cilësi të karburanteve
TIRANE - Inspektorati Qendror Teknik në përfundim të kontrolleve për karburantet gjatë muajit tetor në pikat e tregtimit me pakicë në të gjithë vendin, vendosi masën e gjobës për 14 subjekte, që u gjetën me shkelje të standarteve të cilësisë së tregtimit.

Sipas IQT-së, gjobat e vendosura variojnë nga 150.000-200.000 lekë.

Krahas tyre, edhe Drejtoria e Inspektimit të Paisjeve nën Presion (DPNP) vendosi për parregullsi masën e gjobës ndaj një subjekti në vlerën 200.000 lekë.

Edhe Drejtoria e inspektimit të Pajisjeve dhe instalimeve Elektrike (DIPIE) gjobiti gjatë muajit tetor 10 subjekte në shumat që variojnë nga 10.000-100.000 lekë.
IQT do të vijojë kontrollet në të gjithë vendin, thanë burimet e saj.

Marrë nga "ATSH"

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Lordi Lancaster: Aleatët të konsultohen për të avancuar statusin e Kosovës në NATO

Lordi Lancaster: Aleatët të konsultohen për të avancuar statusin e Kosovës në NATO