IRAK - Të paktën 45 persona kanë mbetur të vdekur në disa shpërthime të ndodhur njëri pas tjetrit në Bagdad dhe rrethinat e saj rurale, teksa qeveria mbronte kryeqytetin kundër xhihadistëve të ISIS.
Në perëndim të Bagdadit, 34 persona u vranë nga 3 bomba me makina në lagjet shiite mbrëmjen e së shtunës. Ndërkaq, një sulmues vetëvrasës shpërtheu makinën e tij në një rrethrrotullim trafiku në Kadhimiya duke lënë të vdekur edhe 11 persona të tjerë, 3 prej të ciëlve policë, ndërsa 27 persona të tjerë mbetën të plagosur. Vetëm gjysmë orë me vonë, dy bomba janë shpërthyer në të njëjtën rrugë.
Në sulmin e parë, një bombë në një makinë të parkuar shpërtheu jashtë një dyqani duke vrarë 8 persona dhe plagosr 18 të tjerë, ndërsa në shpërthimin e dytë, 600 metra larg të parit një militant hodhi në erë makinën e tij duke lënë të vdekur 15 njerëz dhe plagosur 44 të tjerë.
Luftëtarët e shtetit islam, ose të njohur ndryshe si ISIS, kanë vënë nën kontroll zona të mëdha të Irakut gjatë këtij viti, duke synuar më tepër zonat shiite në Bagdad. Pas konfiskimit të qytetit perëndimor të Falluxhës dhe rajoneve të mëdha të Ramadit në fillim të këtij viti, ISIS filloi luftën në të gjithë Irakun verior në muajin qershor.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO