BAGDAD - Të paktën 7 persona kanë humbur jetën dhe po aq të tjerë janë plagosur në dy sulme me bomba në veri dhe jug të kryeqytetit të Irakut, Bagdad.
 
Burime të policisë irakene bëjnë të ditur se një bombë ka shpërthyer në Saba al Bore, 15 km në veri të kryeqytetit duke shkaktuar tre të vdekur dhe 7 të plagosur.
 
Ndërsa shpërthimi dytë ka ndodhur në zonën e Babilonisë ku u shënuan 4 viktima. Prej gati një viti, Iraku është pre e sulmeve terroriste ku janë shënuar qindra të vdekur.
 
Një pjesë e mirë e territoreve irakene ka rënë në duart e ekstremistëve të ISIS, të cilët po përpiqen prej kohësh të zgjerojnë territoret e të ashtuquajturit ‘kalifat islamik’.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)