Irak, bombardohet baza ushtarake pro-Iran! Erdogan takohet me liderin e Hamasit në Turqi, Izraeli: Turp

Gjatë natës midis të premtes dhe të shtunës në Irakun qendror është bombarduar baza ushtarake.

Kjo bazë strehon trupat e ushtrisë dhe ish-paraushtarakët pro-iranianë nga Hachd al-Chaabi, të integruar në forcat e rregullta irakiane.

Sipas burimeve nga Ushtria dhe Ministria e Brendshme deri më tani nuk kanë mundur të japin informacion se kush ishte përgjegjës për aksionin që kishte në shënjestër bazën dhe as nuk kanë njoftuar nëse ishte një “sulm me dron”.

Aktualisht nga sulmi raportohet se dy persona kanë vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur.

Në kryeqytetin turk Ankara, ditën e sotme, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një takim me liderin e organizatës palestineze Hamas, Ismail Haniyeh.

Gjatë takimit të tij me liderin politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se "një ditë Izraeli do të paguajë çmimin për shtypjen që u bën palestinezëve".

Raportohet se gjatë takimit u diskutua në lidhje me sulmet izraelite në tokat palestineze, veçanërisht në Gaza, çfarë duhet bërë për të siguruar një furnizim të pandërprerë të ndihmës humanitare në Gaza dhe arritjen e një procesi paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në zonë.

"Vëllazëria Myslimane: përdhunime, vrasje, përdhosje të kufomave dhe fëmijëve të djegur. Turp për Erdogan!".

Kështu ka shkruar në rrjetin social “X” ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, në lidhje me takimin e zhvilliuar mes presidentit turk dhe liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Ankara të Turqisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:56
Erdogan priti në Turqi liderin e Hamasit, ministri i Jashtëm i Izraelit: Turp

1713628771_yuoyioiuiuiu.JPG

Ismail Haniyeh dhe Rexhep Tajip Erdogan

"Vëllazëria Myslimane: përdhunime, vrasje, përdhosje të kufomave dhe fëmijëve të djegur. Turp për Erdogan!".

Kështu ka shkruar në rrjetin social “X” ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, në lidhje me takimin e zhvilliuar mes presidentit turk dhe liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Ankara të Turqisë.

Ora 17:47
Erdogan: Izraeli do të paguajë çmimin për shtypjen e palestinezëve! E domosdoshme krijimi i shtetit të Palestinës

1713628091_ruityktyytouyto.JPG

Ismail Haniyeh dhe Rexhep Tajip Erdogan

Gjatë takimit të tij me liderin politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se "një ditë Izraeli do të paguajë çmimin për shtypjen që u bën palestinezëve".

Raportohet se gjatë takimit u diskutua në lidhje me sulmet izraelite në tokat palestineze, veçanërisht në Gaza, çfarë duhet bërë për të siguruar një furnizim të pandërprerë të ndihmës humanitare në Gaza dhe arritjen e një procesi paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në zonë.

Gjatë takimit Erdogan "tha se Turqia vazhdon përpjekjet e saj diplomatike për të tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj shtypjes së palestinezëve dhe se në çdo rast nevoja për t'i dhënë fund brutalitetit dhe një armëpushim urgjent nënvizohet e përhershme".

"Po bëhen të gjitha përpjekjet për të krijuar shtetin e pavarur të Palestinës, i cili është çelësi i paqes rajonale”,-ka theksuar presidenti turk.

Ora 16:01
Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve

Një nga raketat e lëshuara nga Izraeli ndaj Iranit në centralin bërthamor Natanz kishte teknologji të avancuar për t'iu shmangur sistemeve të radarëve iranianë, thonë dy burime për median amerikane Neë York Times.

Ndërsa dy burime të tjera iraniane pretendojnë se nuk kishin zbuluar ndonjë ndërhyrje në hapësirën e tyre ajrore nga dronë, raketa apo avionë.

Sipas gazetës amerikane, vendi nga i cili u lëshua raketa ishte "larg nga hapësira ajrore izraelite dhe iraniane".

Ora 14:29
Ankara, nis takimi mes Erdoganit dhe liderit të Hamasit, Haniyeh

Në kryeqytetin turk Ankara ka nisur para pak minutash takimi kokë më kokë mes presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe liderit politik të organizatës palestineze Hamas, Ismail Haniyeh.

Në axhendën e takimit  para së gjithash do të diskutohet ndihma humanitare për popullsinë civile të Gazës.

Ndërsa në vazhdim do të flitet veçanërisht për rifillimin e negociatave për armëpushim dhe përpjekja për të shmangur një përshkallëzim midis Izraelit dhe Iranit.

Presidenti turk, vendi i të cilit është pjesë e NATO-s, e konsideron Hamasin një lëvizje çlirimtare dhe ka një kanal të hapur dialogu si me liderët palestinezë ashtu edhe me qeverinë iraniane, e cila mbështet Hamasin.

Ora 13:09
'Harabeli blu' fluturoi mbi bazën iraniane në Irak, ministri i Jashtëm: Nëse Izraeli hakmerret, do të përgjigjemi

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, i tha medias amerikane NBC News se Teherani po heton incidentin, por nuk ka tregues se ishte i lidhur me Izraelin.

Por paralajmëroi se Irani do t’i kundërpërgjigjet çdo sulmi në nivel maksimal.

‘Nëse Izraeli hakmerret, atëherë ne do të përgjigjemi. Por nëse jo, ne kemi përfunduar punën’, tha kryediplomati iranian.

Baza ushtarake pro-Iran, në Irak u bombardua me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve.

Shtetet e Bashkuara nxituan të thonë se Tel-Avivi nuk ishte i përfshirë në sulm.

Sipas zyrtarëve të cituar nga mediat amerikane, në zonë ishte lëshuar një raketë izraelite e quajtur ‘harabeli blu’.

Xh.K/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 20/04/2024 18:43

    I vetmi konflikt ne bote ku ato qe kerkojn LIRI quhen terrorista e ato qe sundojn, vrasin e plaqkisin demokrat. Forca Palestina e lire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

'Mirror': Turistët dynden në Shqipëri, destinacionin me ujëra të pastër kristal dhe resorte mahnitëse

'Mirror': Turistët dynden në Shqipëri, destinacionin me ujëra të pastër kristal dhe resorte mahnitëse