KIRKUK, 2 mars /ATSH-AFP/ -  Rreth 30 000 anëtarë të forcave irakiane, të mbështetura nga avionë nisën sot një ofensivë kundër xhihadistëve të qytetit Tikrit, një bastion i grupit të Shtetit Islamik, që ndodhet pranë Bagdadit, theksoi sot ushtria.
"Forcat e sigurisë kanë avancuar në tre drejtime, drejt Tikritit, Ad-Dawrit dhe Al-Alamit", deklaroi një kolonel i ushtrisë irakiane.
Edhe luftëtarët kurdë dhe ushtria siriane ndërmorën sot një ofensivë kundër xhihadistëve të grupit të Shtetit Islamik në provincën Hassake, vend strategjik pranë Irakut dhe Turqisë.
Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH), forcat e regjimit, mbështetur nga luftëtarët kurdë, kanë marrë kontrollin e 23 fshatrave pas tre ditëve luftime në këtë provincë me maxhorancë kurde.
Në jugperëndim, njësitë për mbrojtjen e popullit, forca kryesore kurde në Siri, bëmbarduan fshatrta rreth Tall Tamerit për rimarrjen e 10 fshtrave të krishterë asirianë pushtuar javën e kaluar nga ISIS, që rrëmbyen 220 banorë.
Avancimi i xhihadistëve kishte shkaktuar largimin e rreth 5 000 të krishterëve asirianë drejt dy qyteteve të mëdha të kësaj province./
/ec/ a.jor.