Forcat irakene kanë arritur të depërtojnë në qytetin e rrethuar të Amerli-së në Irakun verior, ku ndodhen të bllokuar rreth 15 mijë pakica shiite nga xhihadistët. Përparimi i dukshëm vjen pasi SHBA sulmoi në rrugë ajrore disa pozicione gjatë natës së mbrëmshme. Britania e Madhe, Franca dhe Australia i janë bashkuar SHBA-së me ndihma humanitare në luftë ndaj shtetit të vetëshpallur islamik të Irakut dhe Levantit që përfshin territore në Siri dhe Irak.
Operacioni për të arritur në Amerli filloi të shtunën, kur një aleancë e forcave qeveritare irakene, policia shiite dhe peshmerga kurde filluan një sulm në dy fronte në këtë qytet.
Raportet e përshkruajnë këtë si operacionin më të madh ushtarak që kur ISIS ndërmori sulmet në muajin qershor të këtij viti. Ky aksion vjen pasi Organizata e Kombeve të Bashkuara bëri thirrje për të ndalur një tjetër masakër në këtë qytet.
Ky operacion do të ketë 2 objektiva: thyerjen e rrethimin të Amerli-së dhe rihapjen e rrugës kryesore që të çon në Bagdad, e cila është aktualisht e bllokuar nga forcat e Shtetit Islamik.
/Shqiptarja.com