BAGDAD, 9 dhjetor /ATSH-AFP/ - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel konfirmoi sot se u kishte kërkuar komandantëve ushtarakë amerikanë të jenë në gatishmëri të lartë para publikimit nga Senati të një raporti mbi metodat e torturave të përdorura nga CIA.
"Kam urdhëruar komandantët e lartë ushtarakë të jenë në gatishmëri të lartë kudo në botë", deklaroi ai për shtypin në Bagdad duke shtuar se asnjë kërcënim nuk ishte sinjalizuar./ /ec/  a.jor.