KIRKUK (Irak), 21 nëntor /ATSH-AFP/ - Luftëtarët e grupit xhihadist të Shtetit Islamik kanë ekzekutuar publikisht sot në veri të Irakur dy të rinj të akuzuar si bashkëpunëtorë të forcave irakiane, sipas zyrtarëve dhe dëshmitarëve.
Dy personat u vranë në një treg të madh shumë të frekuentuar në rajonin Zab, në provincën e Kirkukut.
Shteti Islamik, i cili është shtrirë gjerësisht në territoret në Irak dhe në Siri, është përgjegjës për mizori, vrasje, dhunime, skllavërime në zonat që ka nën kontroll.
OKB-ja e ka akuzuar ISIS-in për krime kundër njerëzimit./
/ec/ a.jor.









