IRAK - Xhihadistët morrën sot nën kontroll Qaraqosh, qyteti më i madh kristian në Irak si dhe zona të tjera rreth Mosulit (veri), duke shtyrë mijëra persona të arratisen, njoftuan disa dëshmitarë dhe përgjegjës.

Luftëtarët e Shtetit Islamik (SHI) u vunë në pozicionim në mbrëmje, pas tërheqjes së forcave kurde, shpjeguan banorët.

Qaraqosh është një qytet krejtësisht kristian që ndodhet mes Mosulit, qyteti më i rëndësishëm nën kontrollin e SHI-së në Irak, dhe Erbil, kryeqyteti i rajonit autonom të Kurdistanit.

Në këtë qytet jetojnë 50 mijë banorë, por kohët e fundit ka pritur shumë refugjatë kristianë të ndjekur nga Mosuli.

Më në veri, Tal Kayf, ku jetojnë një numër i lartë kristiansh por edhe anëtarët të minoritetit shiit Chabak, u boshtatis krejtësisht gjatë mbrëmjes./ATSH/