Një makinë bombë ka shpërthyer në qendër të qytetit kurd të Irakut, Abril, duke lënë të vdekur disa persona. Ndonëse ende nuk dihet numri i saktë i viktimave, një dëshmitar në ngjarje flet për të paktën dy policë dhe dy civilë që kanë mbetur të vdekur nga sulmi terrorist.
Reuters siguron pamjet pak çaste pas aksidentit, ku duken disa automjete dhe trupi i djegur i një prej viktimave në vendin e ngjarjes. Militantët e shtetit islamik kanë pushtuar ngastra të mëdha toke në Irakun verior duke hapur një valë të madhe sulmesh ndaj pakicave në vend.
Por, rajoni i Abril ka arritur të mbrohet disi nga dhuna e xhihadistëve të ISIS. Sulmi i fundit në Abril është regjistruar në më shumë se një vit më parë, kur militantët kryen një sulm kamikaz në selinë e shërbimit të sigurisë. Një tjetër sulm ndodhi në muajin gusht, por nuk pati viktima.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com