Aleatët e NATO-s do qëndrojnë shumë të angazhuar në misionin e tyre në Irak, mision i cili po ndihmon në forcimin e forcave Irakiane dhe parandalimin kthimit të ISIS”. Kjo u deklarua dje nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i cili pati një bisedë telefonike me kryeministrin e Irakut Adil Abdul-Mahdi.
Stoltenberg tha gjithashtu se NATO ka pezulluar përkohësisht trajnimin në terren, por është gati të vazhdojë kur situata ta lejojë.
"Nuk ka mundësi tërheqjeje" të ushtrisë italiane nga Iraku, nënvizoi ndërkohë Ministria e mbrojtjes italiane ndërkohë që ushtarët italianë u larguan nga baza amerikane në Bagdad brenda natës teksa ishin prej dy ditësh nën zjarrin e mortajave. Transferimi në kompleksin e ri "Union 3" përfshiu rreth pesëdhjetë karabinierë të angazhuar në operacionin stërvitor të forcave të sigurisë Irakiane. Ata nuk u kthyen në Itali, por u transferuan në një zonë tjetër jo shumë larg.
Zëvendës Ministrja e Jashtme italiane Marina Sereni tha se "Italia konfirmon përkushtimin e saj përkrah Irakut. Ne kemi shumë personel ushtarak në Erbil, kontigjenti ynë ka si funksion stërvitjen për forcat e sigurisë Irakiane dhe Kurde. Situata është nën tension të lartë, ne duhet të mbrojmë ushtrinë tonë, në këtë moment misionet pezullohen dhe ushtria është vendosur në bazë. Ne jemi të gatshëm të qëndrojmë dhe të mbajmë angazhimet tona me Irakun".
Lajmi kryesor:
Vrasja e gjeneral Soleimanit, 50 viktima të shtypur nga turma, Italia dhe Gjermania ripozicionojnë trupat
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
27%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.4%
Vota total: 1197
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump: Kam dhënë urdhër që nëse Irani më vret, të rrafshohet
4 Shkurt, 21:41
-
Akuzohet se spiunoi për Iranin, dënohet me 14 vite burg ish-ushtari britanik
3 Shkurt, 18:18
-
Kërcënimi i Trump për Europën/ ‘Tarifat kanë nevojë për një përgjigje të bashkuar’, por Von der Leyen ka 'frikë' nga negociatat e rastësishme
2 Shkurt, 09:45
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
SHBA tërhiqet nga Marrëveshja për Klimën, BE vazhdon të jetë pjesë e saj
21 Janar, 15:12
-
Irani dënon me vdekje reperin e njohur, zbulohet arsyeja
20 Janar, 09:12
-
Iran, punonjësi i ministrisë së Drejtësisë vret 2 gjyqtarë të Gjykatës së Lartë në Teheran
18 Janar, 15:52
-
Rusia dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje të gjerë partneriteti
17 Janar, 19:58
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
Iran/ Mullai qorton një vajzë sepse ishte pa shami, ajo i heq çallmën
6 Janar, 16:59
-
Iraku drejt legalizimit të abuzimit seksual ndaj të miturve, parlamenti diskuton ligjin që mund të detyrojë 9-vjeçaret të martohen
4 Janar, 23:06
-
Intervista/ Meloni: Pakti për emigrantët me Shqipërinë, leksion për Europën! Roli i Italisë ka ndryshuar! Musk, gjeniu i kohës sonë portretizohet si përbindësh
3 Janar, 15:52