Vrasja e gjeneral Soleimanit, 50 viktima të shtypur nga turma, Italia dhe Gjermania ripozicionojnë trupat

Pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani nga një sulm amerikan në Bagdad dhe vendimit të Parlamentit iraken për largimin e trupave amerikane nga Iraku, është shtuar paqartësia për tërheqjen e forcave amerikane.

Nga terreni gjenerali i marinës amerikane William Seely njoftoi ripozicionimin e trupave të tij pas një kërkese nga autoritetet lokale për të respektuar sovranitetin kombëtar kurse nga ana tjetër shefi i Pentagonit, Mark Esper tha se nuk ka plane për tërheqje nga Iraku.

“Unë mendoj se populli irakian nuk dëshiron që ne të largohemi. Irakenët e dinë që Shtetet e Bashkuara janë atje për t'i ndihmuar ata të bëhen një vend sovran, i pavarur dhe i prosperuar.

Pas kërcënimit iranian për të krijuar "një Vietnam të ri" nëse Shtetet e Bashkuara nuk tërhiqen nga Lindja e Mesme, Uashingtoni përgjigjet duke treguar muskujt, Pentagoni po planifikon të dërgojë trupa në tabelën e shahut të Lindjes së Mesme dhe vendosjen e gjashtë avionëve bombardues B-52 në bazën britanike Diego Garcia në Oqeanin Indian.

Nga ana tjetër europianët, përmes Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen po përpiqen për të ndërmjetësuar midis Teheranit dhe Uashingtonit një marrëveshje të re, të shtrirë në çështjet që mbetën jashtë asaj bërthamore, duke shmangur luftën e hapur dhe duke rikthyer qoftë edhe një masë sado të vogël të stabilitetit në rajonin e Lindjes së Mesme, gjithmonë nëse kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk dëshiron një konflikt të plotë, ndoshta për të larguar vëmendjen nga impeachement ku edhe ish-këshilltari i sigurisë kombëtare Bolton duket se është i gatshëm të dëshmojë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:46
Në frontin e luftës pa celularë dhe laptopë, trupave amerikane në Lindjen e Mesme i'u ndalohet interneti

Në frontin e luftës pa telefon celular apo tabletë. Për herë të parë, trupave amerikane që shkojnë drejt zonës së nxehtë të krizës iraniane, iu është mohuar lidhja me internetin.

Urdhri i Pentagonit u dërgua për të gjitha trupat amerikane të divizionit 82.

Para se të hipnin në aeroplanët që i transferuan në Kuvajt, at u kontrolluan që të mos mbajnë pajisje të afta për të hyrë në Internet.

Koloneli Mike Burns tha për ‘Army Times’, një revista ushtarake amerikane tha se ‘ekziston një shqetësim i dyfishtë: të parandalojmë lajmet në lidhje me një ekspeditë kaq delikate, infromacionet të mos përfundojnë në mediat sociale si dhe të parandalojmë çdo formë të sulmit kibernetik’.

Masat e reja të Uashingtonit janë marrë duke ditur aftësitë iraniane në inkursionet telematike.

"Teherani ka një program të fortë kibernetik dhe është i aftë, të paktën, të nisë sulme me dëme serioze" - thanë zyrtarët e ‘Homeland Security’.

Në muajt e fundit, zakoni i ndarjes së informacionit në internet ka tradhtuar pozicionin e bazave sekrete të përdorura në Irak dhe Siri për operacionet anti ISIS të komandave amerikane.

Ekziston frika se pajisjet e ushtarëve mund të veprojnë si një "bankë", duke u shndërruar në bartës të viruseve kompjuterikë që nga laptopi ose smartphone të cilat më pas mund të depërtojnë në rrjetin e Pentagonit.

Për 4000 përforcimet ushtarake që po largohen për në Lindjen e Mesme, është një kthim në të kaluarën. Ata do ta gjejnë veten në kushtet e përjetuara nga baballarët e tyre të vendosur në Arabinë Saudite në vitin 1990 për Luftën e Parë të Gjirit: rradhë të gjata deri te telefonat "e sigurt" për të qenë në gjendje të telefonojnë në shtëpi.

Ora 14:06
Irak, ushtria italiane nuk largohet por ripozicionon trupat

Aleatët e NATO-s do qëndrojnë shumë të angazhuar në misionin e tyre në Irak, mision i cili po ndihmon në forcimin e forcave Irakiane dhe parandalimin kthimit të ISIS”. Kjo u deklarua dje nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i cili pati një bisedë telefonike me kryeministrin e Irakut Adil Abdul-Mahdi.

Stoltenberg tha gjithashtu se NATO ka pezulluar përkohësisht trajnimin në terren, por është gati të vazhdojë kur situata ta lejojë.

"Nuk ka mundësi tërheqjeje" të ushtrisë italiane nga Iraku, nënvizoi ndërkohë Ministria e mbrojtjes italiane ndërkohë që ushtarët italianë u larguan nga baza amerikane në Bagdad brenda natës teksa ishin prej dy ditësh nën zjarrin e mortajave.  Transferimi në kompleksin e ri "Union 3" përfshiu rreth pesëdhjetë karabinierë të angazhuar në operacionin stërvitor të forcave të sigurisë Irakiane. Ata nuk u kthyen në Itali, por u transferuan në një zonë tjetër jo shumë larg.

Zëvendës Ministrja e Jashtme italiane Marina Sereni tha se "Italia konfirmon përkushtimin e saj përkrah Irakut. Ne kemi shumë personel ushtarak në Erbil, kontigjenti ynë ka si funksion stërvitjen për forcat e sigurisë Irakiane dhe Kurde. Situata është nën tension të lartë, ne duhet të mbrojmë ushtrinë tonë, në këtë moment misionet pezullohen dhe ushtria është vendosur në bazë. Ne jemi të gatshëm të qëndrojmë dhe të mbajmë angazhimet tona me Irakun".

Ora 12:25
Gjermani, 'Bundeswehri' tërheq trupa nga Iraku

Gjermania do të tërheqë disa prej trupave të saj të vendosura në Irak si pjesë e koalicionit anti ISIS, deklaroi Ministria gjermane e Mbrojtjes (Bundeswehr), pas vrasjes nga SHBA të komandantit iranian të Forcave Kuds, Qassim Soleiman.

”Të 30 ushtarët e vendosur në Bagdad dhe Taji do të transferohen në Jordani dhe Kuvajt”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes duke shtuar se tërheqja “do të jetë e menjëhershme”.

Pas atentatit ndaj Soleimanit janë rritur tensionet në Iran.

OKB ka bërë thirrje shteteve të mos përshkallëzojnë situatën, që paraqitet e rëndë.

Nga ana tjetër europianët, përmes Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen po përpiqen për të ndërmjetësuar midis Teheranit dhe Uashingtonit një marrëveshje të re, të shtrirë në çështjet që mbetën jashtë asaj bërthamore, duke shmangur luftën e hapur dhe duke rikthyer qoftë edhe një masë sado të vogël të stabilitetit në rajonin e Lindjes së Mesme.

Ora 11:25
Iran, varrimi i gjeneral Soleimanit, 30 viktima të shtypur nga turma (VIDEO)

Të paktën 50 njerëz kanë vdekur të shtypur nga turma gjatë varrimit të gjeneralit Qassam Soleimani, trupi i të cilit mbërriti rreth orës tetë të mëngjesit në qytetin Kerman në Iranin jugperëndimor.

Banorët e qytetit mbërritën masivisht në qendër të vendlindjes së gjeneral Soleimanit, ku ishte caktuar varrimi.

Gjatë ceremonisë janë plagosur aksidentalisht edhe 40 persona të tjerë.

Qasem Soleimani është vendosur të pushojë në qytetin e tij të lindjes i përcjellë nga miliona mbështetës të tij.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara kanë raportuar se i kanë mohuar vizën e hurjes Ministrit të Jashtëm iranian Javad Zarif i cili planifikonte vizitë zyrtare në Kombet e Bashkuara për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.

Ora 09:52
Pentagoni mohon Trump: Nuk do të godasim vendet e Trashëgimisë Kulturore të Iranit

Pentagoni ka mohuar mundësinë e goditjes luftarake të vendeve të Trashëgimisë Kulturore të Iranit.

Sekretari i mbrojtjes, Mark Esper ka mohuar fjalët e Presidentit Donald Trump të cilat kanë shqetësuar gjithashtu edhe UNESCO. Esper shtoi se SHBA do të respektojë ligjet e konfliktit të armatosur

Kërcënimi për goditjen e site-ve iraniane erdhi drejtpërdrejt nga një postim në Twitter i Presidentit Trump, i cili tha se Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme të godisnin 52 objektiva në Iran, përfshirë disa site të rëndësishme kulturore.

Kërcënimi i Trump erdhi pas polemikave të krijuara në Twitter

"Ata lejohen të vrasin, torturojnë dhe gjymtojnë popullin tonë dhe ne nuk na lejohet të prekim vendet e tyre kulturore? Nuk funksionon në atë mënyrë"- shkruante Trump.

Goditja ushtarake e vendeve të trashëgimisë kulturore në fakt është një krim lufte sipas Konventës së Hagës për Mbrojtjen e Vendeve Kulturore e vitit 1954.

Në Iran ka rreth njëzet Site të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Këto përfshijnë rrënojat e lashta të Persepolis, xhaminë e madhe të Iranit dhe pallatin Golestan në Teheran, ku Shahu i fundit u kurorëzua për të sunduar Iranin në vitin1967.

Khamenei: Hakmarrja do kryhet nga forcat iraniane

Duke e shkëputur veten nga taktika e zakonshme e fshehjes pas veprimeve të aleatëve të saj në rajon, Lideri Suprem i Iranit Ali Khamenei ka thënë se çdo hakmarrje për vrasjen e gjeneralit iranian Qassam Soleimani nga SHBA do të jetë sulm i drejtpërdrejtë dhe proporcional ndaj interesave amerikane dhe do të krtet vetëm nga forcat iraniane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb