1768573820_2c7544ab8ab04c508f65915c9ebd1e80.jpg.webp

Në ditën e 22-të të protestave në Iran, agjencia e lajmeve Hrana, e organizatës humanitare me të njëjtin emër me seli në Shtetet e Bashkuara, ka konfirmuar të paktën 3.919 të vdekur, ndërsa 8.949 raste të tjera janë ende nën hetim. Sipas të njëjtës organizatë, numri i arrestimeve ka arritur në 24.669, “ndërsa vazhdon bllokimi i internetit dhe ashpërsohet represioni”.

Por, sipas The Sunday Times, duke cituar një raport iranian, numri i të vdekurve në Iran nga shtypja e protestave do të ishte rreth 16.500. “Dëshmitarët – thuhet – tregojnë për brutalitetin e ushtruar ndaj atyre që marrin pjesë në protestat kundër regjimit”. Në raport përmendet edhe “errësira digjitale” lidhur me atë që po ndodh, e cila përkufizohet si “gjenocid”. Të paktën 330 mijë persona thuhet se kanë mbetur të plagosur, shumica prej tyre gjatë dy ditëve të një masakre të plotë, në shtypjen më brutale të regjimit klerikal në 47 vitet e ekzistencës së tij. Sipas Times, besohet se shumica e viktimave ishin nën moshën 30 vjeç.

 


Lajmi kryesor:

Protestat në Iran/ Televizioni shtetëror hakerohet nga persona të panjohur, mesazh për forcat e sigurisë: Mos i drejtoni armët nga populli