Iran/ Nuk këndoi himnin pro regjimit, 16-vjeçarja vritet nga forcat e sigurisë, 7 u plagosën

Një vajzë 16-vjeçare nga qytetit veriperëndimor iranian i Ardabilit është dhunaur për vdekje nga forcat e sigurisë, pasi refuzoi të këndonte himnin pro-regjimit.

Këshilli Koordinues i Sindikatave të Mësuesve të Iranit konfirmoi vdekjen e Asra Panahi pas bastisjes së forcave të sigurisë në shkollën e mesme të vajzave në Ardabil më 13 tetor.

Sipas këshillit, autoritetet i morën nxënëset nga shkolla e mesme Shahed dhe i dërguan në një protestë pro-qeveritare, duke kërkuar nga to që të këndonin himnin dhe të lavdëronin liderin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Pasi nxënëset refuzuan, forcat e sigurisë i sulmuan dhe i rrahën shumë prej tyre. Dhjetë u morën nga forcat e sigurisë dhe u dërguan në një vend të panjohur, ndërkaq shtatë u plagosën.

Panahi raportohet se vdiq në një spital më 14 tetor. Zyrtarët iranianë kanë mohuar se forcat qeveritare të sigurisë kanë rrahur nxënëset. Në Ardabil kanë vazhduar protestat pavarësisht kërcënimit se mund të shtypen edhe më shumë nga forcat e sigurisë. Në mediat sociale janë publikuar video ku shfaqen njerëzit duke protestuar dhe duke brohoritur “Liri” dhe “Vdekje diktatorit”, një referencë për Khamenei.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e OSBE: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit

Kryetarja e OSBE: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit