/ATSH-AFP/ - Një e përditshme e re reformuese, "Mardom-e Emrouz" (Populli i ditëve të sotme), u publikua sot në Iran me qëllim përhapjen e "së vertetës, të ëbël apo të hidhur", sipas drejtuesve të saj.
Në një komunikatë të publikuar nga agjencia "ISNA", drejtori i përgjithshëm i gazetës, Ahmad Sattari, shpjegoi se "shpreson të ndërtojë një strukturë që do të bashkojë njerëzit me median dhe që do t'i mundësojë popullit të informohet mbi të vërtetën e vendit të tyre, qoftë kjo e ëmbël apo e hidhur duke u bazuar në burime kombëtare të besueshme".
Presidenti, Hassan Rohani, një fetar i moderuar i zgjedhur në qershor 2013, shpreson për më shumë liri në çështjet kulturore dhe sociale, kryesisht për sa i përket medias.
Por ai përballet me opozitën konservatore, që kontrollon shumë organe të pushtetit dhe kritikon vazhdimisht pozicionimet e qeverisë, shumë liberale në sytë e tyre.
/Shqiptarja.com