IRAN - Një tërmet i magnitudës 5.6 i shkallës Rihter ka goditur Iranin pasdites e enjtes. Të paktën 8 persona mbetën të vdekur dhe 59 të plagosur.

Sipas U.S. Geological Survey tërmeti goditi 63 kilometra në verilindje të qytetit të Bushehr, ku ndodhet edhe centrali bërthamor, si dhe 7 kilometra në verilindje të Borazjan.

Një gazetar Agjensisë së lajmeve Repubilka Islamike, raportoi se ndërtesat ishin dëmtuar dhe në disa zona kishte mungesë të energjisë elektrike.

Presidenti iranian Hassan Rouhani foli në një deklaratë për shtyp ku u shprehu ngushëllimet e tij, familiarëve të viktimave.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)