TEHERAN, 25 gusht /ATSH-AFP/ - Irani shpalli sot qëllimet e tij për të përshpejtuar armatosjen e Palestinezëve si përgjigje ndaj dërgimit të një avioni pa pilot përgjimi izraelit që sipas Teheranit u rrëzua në teritorin iranian.
"Ne do të përshpejtojmë amratimin e Cisjordanie-së dhe kemi të drejtën t'i japim çdolloj përgjigje dërgimit të një avioni pa pilot të tipit 'Hermes' të rrëzuar kur po i afrohej fabrikës së pasurimit të uraniumit në Natanz (qendër të Iranit)", deklaroi gjenerali Amir Ali Hajizadeh, komnadanti i forcave speciale të Rojes së Revolucionit.
Irani që nuk e njeh ekzistencën e Izraelit, theksoi javët e fundit se i ka dhënë luftëtarëve palestinezë të Hamasit dhe të xhihadit islamik teknologjinë e nevojshme për prodhimin e predhave të nevojshme për goditjen e qyteteve izraelite që prej Gazës.
Roja e Revolucionit, ushtria elitë e regjimit islamik iranian, konfirmoi dje se "kishte rrëzuar një avion përgjimi pa pilotë të Izraelit që përpiqej t'i afrohej zonës së centralit bërthamor në Nantaz"./
/G.S/