Ajo që e bëri Iranin të ngrejë tonet përmes deklaratave, është propozimi britanik për një mision detar në Gjirin Persik, i udhëhequr nga Evropa, për të shoqëruar cisternat e naftës.
Propozimi erdhi nga ish-kancelari britanik, pasi Irani sekuestroi një cisternë me flamur të Mbretërisë së Bashkuar në Ngushticën e Hormuzit.
Për zëdhënësin e qeverisë iraniane Ali Rabiei, "Londra dhe Washingtoni duan të sjellin flotën e tyre të luftës në rajon, pa menduar se këto veprime përcjellin vetëm "mesazhe armiqësor", duke ushqyer rritjen e tensioneve rajonale”.
Njoftimi nga kreu i Organizatës iraniane për energji atomike, Ali Akbar Salehi, se Irani do të rifillojë aktivitetet e reaktorit bërthamor të ujit të rëndë në Arak, duke vazhduar tërheqjen graduale nga traktati i nënshkruar në vitin 2015, si dhe plani për nisjen e prodhimit të plutonit, material që përdoret në prodhimin e bombës atomike, i vuri zjarrin edhe më shumë marrëdhënieve të acaruara.
Majin e kaluar, një vit pas daljes së SHBA nga marrëveshja bërthamore, Irani njoftoi se gradualisht do të kapërcejë disa nga kufijtë e imponuar në aktivitetet e saj bërthamore nga e njëjta marrëveshje, ndërkohë që vendet nënshkruese, Rusi, Kinë, Francë , Britania e Madhe dhe Gjermania, nuk kishin nisur zbatimin e asnjë iniciative konkrete.
Në gjeografinë e tensioneve, nga njëra anë është marrëdhënia akull ndërmjet Donald Trump dhe Hassan Rouhani, nga ana tjetër ndodhet Bashkimi Evropian, i cili i ka kërkuar shtetit islamik të pushojë të gjitha aktivitetet e pasurimit të uraniumit në kundërshtim me angazhimet e saj, kurse në mes gjendet Teherani, i cili këmbëngul në natyrën "paqësore" të programit të tij, dhe Kina, e cila denoncon presidentin Trump dhe e konsideron atë shkak të krizës aktuale.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.1%
-
Të gabuar
23.7%
-
Nuk kam mendim
11.2%
Vota total: 2536
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ E ngarkuara e SHBA-së takim me ministrin Vengu dhe kundëradmiralin Agastra, viziton Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare
16 Janar, 20:35
-
Kina, përpjekje për t’u afruar me aleatët e Amerikës përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump
16 Janar, 20:21
-
Ja pse Michelle Obama nuk do të jetë në ceremoninë e betimit të Trump më 20 janar
16 Janar, 16:28
-
TikTok po përgatitet për mbylljen në SHBA nga e diela, Trump mund të bllokojë ndalimin e platformës me 90 ditë
16 Janar, 15:37
-
Kosovë/ SHBA lejon blerjen e helikopterëve ‘Black Hawk’ për FSK-në, Arben Fetoshi: Arritja më e madhe për vendin dhe mesazh i qartë për Serbinë
16 Janar, 14:16
-
Fjalimi i lamtumirës/ Biden përshëndet Amerikën: Një oligarki e rrezikshme kërcënon demokracinë tonë
16 Janar, 08:59
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
'Bën biznes vetëm me arabët', Rama i përgjigjet komentuesit: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë
15 Janar, 18:29
-
Marrëveshje Hamas-Izrael pas 467 ditësh luftë! Shtëpia e Bardhë e konfirmon! Katari: Armëpushim që nga e diela! Festë në Gaza (VIDEO)
15 Janar, 18:21
-
Biden para fjalimit të lamtumirës: Shpirti i Amerikës është në rrezik
15 Janar, 15:57
-
Kosova mbyll institucionet paralele serbe në 10 komuna, Ambasada e SHBA-së: Në kundërshtim me këshillat tona, mund të minohet e ardhmja euro-atlantike
15 Janar, 15:46
-
Trump, plane për krijimin e një agjencie për mbledhjen e tarifave
15 Janar, 15:18