Irani dhe Gazpromi nënshkruajnë marrëveshje për energjinë

Irani dhe Gazpromi nënshkruajnë marrëveshje për energjinë

Vladimir Putin dhe Hasan Rouhan

Kompania Kombëtare e Naftës së Iranit (NIOC) dhe kompania shtetërore ruse e energjisë, Gazprom, kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi në vlerë prej rreth 40 miliardë dollarësh, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve, SHANA.

Marrëveshja, e arritur më 19 korrik, përkoi me vizitën e presidentit rus, Vladimir Putin, në Teheran. Lideri rus po merr pjesë në një samit me homologët e tij nga Irani dhe Turqia.

SHANA raportoi se Gazprom do t’i ofrojë mbështetje Kompanisë Kombëtare të Naftës së Iranit në zhvillimin e fushave të gazit në Kish dhe Parsin Verior, si dhe të gjashtë fushave të naftës.

Në dokument thuhet se Gazprom do të përfshihet po ashtu në përfundimin e projekteve të gazit të lëngshëm natyror dhe ndërtimin e tubacioneve për eksportin e gazit.

Irani është shteti i dytë në botë, pas Rusisë, me rezervat më të mëdha të gazit. Por, sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara i kanë pamundësuar Teheranit që të ketë qasje në teknologji dhe kanë ngadalësuar zhvillimin e eksporteve të gazit./Radio Evropa e Lirë

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Si gangsterët e Ballkanit u bënë furnizuesit kryesorë të Europës me kokainë

Si gangsterët e Ballkanit u bënë furnizuesit kryesorë të Europës me kokainë