Ushtria iraniane ka kërcënuar se do të ndjekë zyrtarët dhe komandantët ushtarakë nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli edhe gjatë aktiviteteve të tyre private.
"Ne po i mbajmë nën vëzhgim zyrtarët dhe komandantët tuaj frikacakë, pilotët tuaj dhe ushtarët tuaj të këqij", tha zëdhënësi ushtarak Abolfazl Shekarchi, i cituar në televizionin shtetëror. "Që tani e tutje, bazuar në informacionin që kemi, as vendpushimet bregdetare, vendpushimet në plazh dhe qendrat turistike dhe argëtuese të botës nuk do të jenë të sigurta."
Lajmi kryesor:
Lufta/ NATO tërhiqet përkohësisht nga misioni në Irak,Trump: Frikacakë! Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit! Khamenei kërcënon armiqtë e regjimit










